Dua të filloj me një lojë. Për të fituar këtë lojë, e vetmja gjë që duhet të bëni është të shikoni realitetin që ndodhet perball jush se si ai në të vërtetë është. Dakord? Pra, këtu kemi dy panele, me siperfaqe rrathësh të ngjyrosur. Një nga këta rrathë është i njëjtë në të dy panelet. Dakord? Më tregoni se cili nga këta është.
Memorizojeni tani, rrethin gri, jeshil dhe le të themi portokalle. Me një ngritje duarsh - do fillojme me më të thjeshtën - Me një ngritje duarsh: sa prej jush mendojnë se është ngjyra gri? Me të vërtetë? Dakord. Sa prej jush mendojnë se është ngjyra jeshile? Sa prej jush mendojnë se është ngjyra portokalle? Ndarje e barabartë pothuajse.
Le të gjejmë se cili është realiteti. Ja ku është ajo portokalle. Të qeshura) Ja ku është jeshilja. dhe ja ku është grija. (Të qeshura) Pra për të gjithë ju që vështruat atë, jeni një realist i plotë. Të gjithë dakord? (Të qeshura)
Pra kjo gjë e bukur mahnitëse në të vërtëtë nuk është? Sepse gati çdo krijesë e gjallë ka krijuar aftësinë të dalloj dritën në një mënyrë ose tjetër. Pra për ne, veshtrimi i ngjyrave është gjëja më e thjështë që truri bën. Akoma, edhe në shkallën më rrënjësore, konteksi është gjithçka. Ajo që dua të shpjegoj nuk është që konteksi është gjithçka, por përse konteksi është gjithçka. Sepse i përgjigjet pyetjes që na thotë ne jo vetëm pse shikojmë çfarë bëjmë, por kush jemi ne si individual, dhe kush jemi ne si shoqëri.
Por në fillim ne duhet të bëjmë një pyetje tjetër, e cila është, " Përse shërbejnë ngjyrat" Në vend që tjua them, do tjua tregoj. Cfarë shikoni këtu është një pamje nga xhungla. Ju shikoni sipërfaqet bazuar në sasinë e dritës që ato sipërfaqe reflektojnë. Tani, a mund ndonjëri prej jush të shikojë predatorin që është gati tju hidhet përballë? Nësë nuk e keni parë akoma, ju jeni i vdekur. Dakord? (Të qeshura) A mundet ndonjëri prej jush ta shikojë? Ndonjëri? Jo? Tani le të shikojmë sipërfaqet bazuar në cilësinë e dritës që ato reflektojnë. Tani ju mund ta shihni.
Pra, ngjyra na krijon mundësinë ne që të shikojmë ngjashmëritë dhe diferencat midis sipërfaqeve, bazuar në spektrin e plotë të ngjyrave që ato reflektojnë. Por çfarë ju sapo keni bërë, është në shumë drejtime, matematikisht e pamundur. Pse? Sepse, siç Berkeley na thotë ne, ne nuk kemi hyrje të drejtëpërdrejtë në botën fizike, veç se me anën e shqisave tona. Drita që bie mbi sytë tanë është e kushtëzuar nga shumë gjëra që ndodhen në botën tonë -- jo vetëm ngjyra e objekteve, por gjithashtu dhe ajo e shkëlqimit të tyre, dhe ngjyra e hapësirës midis nesh dhe atyre objekteve. Varioni ndonjërën prej atyre parametrave, dhe ju do të ndryshoni ngjyrën e dritës që bie mbi sytë tuaj.
Ky është një problem madhor sepse do të thotë që i njejti imazh mund të ketë një numër infinit me burime të mundura nga bota reale. Me lini tju tregoj se cfarë dua të them me këtë gjë. Imagjinoni që kjo është pjesa mbrapa e syrit tuaj. Dhe këto janë dy projeksione nga bota. Ato janë identike në çdo lloj mënyre. Identike në formë, përmasë, domethënie imagjinare. Ato janë të njëjta për aq sa vështrimi juaj është i vëmendshëm. Por përsëri akoma ato vijnë nga burime krejt të ndryshme. Ajo në të djathtë vjen nga një sipërfaqe e verdhë, në hije, e orientuar në drejtim të majtë, e parë midis një roze të çelët mesatare. Ajo në të majtë vjen nga një sipërfaqe portokalle, përmes një drite të drejtëpërdrejtë, në drejtim të djathtë, e parë përmes një lloj bluje mesatare. Domethënie krejt të kundërta, i japin rrugë të njëjtin informacion retinal. Por akoma është vetëm informacioni retinal që ne kuptojmë.
Pra se është e mundur që ne mund të shikojmë? Nëse do tju kujtohet ndonjë gjë gjatë këtyre 18 minutave që do të na pasojnë, kujtoni kete gje: drita qe bie mbi syte tuaj, me anë të sensorëve të informacionit, ësht♪7 e pakuptimtë. Mund të ketë kuptimin e çdo gjëje. Ajo që është e vërtetë për informacionin e sensorëve është e vërtetë për informacionin në përgjithësi. Nuk ka informacion të trashëguar. Eshtë ajo që bëjmë me informacionin që ka rëndësi.
Pra si ne arrijmë të shikojmë? Ne shikojmë duke mësuar të shikojmë. Pra truri zhvilloi mekanizmin për të gjetur gjurmët, gjetjen e lidhjeve në informacion, dhe bashkangjit ato lidhje me një domethënie sjelljesh, një rëndësi, duke nënvepruar me botën. Ne jemi shumë të ndërgjegjëshëm për këtë gjë në një formë të atributeve më njohëse, si gjuhët folëse. Pra, do tju jap disa gërma. Dua që ti lexoni me zë të lartë për nga mua, nëse mundeni.
Audienca: " A mund ta lexosh këtë?" " Ju nuk po e lexoni këtë." "Cfarë po lexoni?"
Beau Lotto: " Cfarë po lexoni?" Gjysma e gërmave mungon. Dakord? Nuk ka arsye a priori pse një "H" duhet të shkojë midis "W" dhe "A." Por ju e vutë një aty. Pse? Sepse në statistikat e eksperiencës së kaluar do të ishte e dobishme të bëje kështu. Pra ti bën të njëjtën gjë përsëri. Por perseri ti nuk ve nje germe pas germes paraardhëse "T" Pse? Sepse nuk do të ishte e dobishme në të kaluarën. Pra ju nuk e bëni përsëri.
Pra me lini tju tregoj se sa shpejte truri jone ripercakton normalitetin, edhe me gjënë më të thjeshtë që truri bën, e cila është ngjyra. Pra nese ju mund te keni dritat poshte ketu. Dua që ju të vështroni dy pamjet e shkretëtirës të cilat fizikisht janë njësoj. Njëra është thjesht e kundërta e tjetrës. Dakord? Tani dua që ju të shikoni pikën midis te jeshiles dhe të kuqes. Dakord? Dhe dua që ta vështroni atë pikë me vëmendje. Mos shikoni asgjëkundi tjetër. Do ta shikojmë atë dritë për rreth 30 sekonda, gjë e cila do na vrasi pak kohë në këtë bisedë 18-minutëshe. (Të qeshura)
Por dua që ju të mësoni me të vërtetë. Do tjua them - mos shikoni asgjëkundi tjetër - do tju them se cfarë po ndodh në kokën tuaj. Truri juaj po mëson. Po mëson që krahu i djathtë i fushës pamore është nën një reflektim të kuq; ana e djathtë e fushës pamore të tij është nën një reflektimi jeshil. Kjo është ajo që ai po mëson. Dakord? Tani, kur unë tju them, që dua të shikoni tek pika midis dy pamjeve të shkretëtirës. Pra përse nuk e bëni atë tani? (Të qeshura) A mund të kem ndricim përsëri?
E kuptova nga pergjigja juaj qe ato nuk duken te njejta perseri. Dakord? (Duartrokitje) Pse? Sepse truri juaj po shikon po të njëjtin informacion. sikur ana e djathtë është akoma nën dritë të kuqe, dhe ana e majtë akoma nën dritën jeshile. Ky është normaliteti juaj i ri.
Pra çfarë do të thotë kjo për konteks? Do të thotë që unë mund ti marr këto dy katror identik, dhe mund ti rrethoj me dritë dhe errësirë. Tani ajo në sfond të errët duket më e ndriçuar se ajo në sfond me dritë. Ajo që është domethënëse nuk është vetëm sfondi i errët dhe dritë që ka rëndësi. Eshtë ajo çka sfondi me dritë dhe errësirë kishte domethënie për sjelljen tënde në të kaluarën.
Po ju tregoj se çfarë dua të them. Ja ku kemi të njëjtin illusion ekzakt. Kemi dy pllaka identike, në të majtën tonë, njëra në sfond të errët, njëra në sfond me dritë. Të njëjtën gjë kemi dhe në të djathtën tonë. Tani, ajo që do të bëj është rishikimi i të dyja skenave. Nuk kam për të ndryshuar asgjë prej këtyre dy kutive, përveç domethënies së tyre. Dhe të shikoj se cfarë do i ndodhi percepsionit tuaj.
Vëreni atë në të majtë të dyja pllakat duken pothuajse në opozitë: njëra shumë e bardhë dhe njëra shumë e errët. Dakord? Ndërsa, në të djathtë, të dyja pllakat duken pothuajse të njëjta Por përsëri është akoma një në sfond të errët dhe një në sfond me dritë. Pse? Sepse nëse pllaka në hije do të ishte në të vërtetë në hije, dhe do reflektonte te njëjtën sasi drite në sytë tuaj si ajo që ndodhet jashtë hijeje, do të duhej të ishte me shumë reflektive - thjesht ligji i fizikës. Pra ju e shikoni në atë mënyrë.
Ndërsa në të djathtë, informacioni është në përputhje me ato dy pllaka që ndodhen në të njëjtën dritë. Nëse janë nën të njëjtën dritë, reflektojnë të njëjtën sasi drite tek sytë tuaj, atëherë ato duhet të jenë reflektuese të njëjta. Pra ju e shikoni në atë lloj mënyre. çka do të thotë se ne mund ta grumbullojmë të gjithë këtë informacion së bashku për të krijuar pak iluzion të fortë dhe pabesues.
Këtë këtu e bëra disa vite të shkuara. Keni për të dalluar një pllakë kafe në krye, dhe një pllakë portokalle të ndritshme anash. Ai është realiteti jot që percepton. Realiteti fizik ja pse ato dy pllaka janë të njëjta.
Ja ku ju shikoni katër pllaka gri në të majtën tuaj, shtatë pllaka gri në të djathtën tuaj. Nuk kam për ti ndryshuar këto pllaka aspak. Por do të zbuloj pjesën tjetër të skenës. Dhe të shikoj se cfarë do të ndodhi me anën perceptive tuaj. Katër pllakat blu në të majtë janë gri. shtate pllakat portokalle në të djathtë janë gjithashtu gri. Ato janë të njejta. Dakord? Nuk më besoni? Le ta shikojmë së bashku përsëri.
Cfarë është e vërtetë për ngjyrat është gjithashtu e vërtetë për perceptionin e ndërlikuar të ndjenjave. Pra ja ku jemi - le ta kthejmë këtë vërdallë - një diamant. Ajo që do bej eshte se do ta mbaj ketu, dhe ta rrotulloj. Dhe për të gjithë ju, do ta shikoni të rretullohet ndoshta në këtë drejtim. Tani dua që ju ta vështroni atë. Rrotulloni sytë përreth, mbyllni qepallat, mbase mbyllni njërin sy. Papritur do kthehet nga e kundërta dhe do filloj të rrotullohet në drejtim të kundërt. Po? ngrini duart nëse e kuptuat. Po? Vazhdoni të mbyllni qepallat. Saherë që e beni do tju ndërrohet drejtimi. Dakord? Pra a mund tju pyes se në cilin drejtim po rrotullohej? Nga e dini? Truri juaj nuk e di. Sepse të dy janë të njëjtë të ngjashëm. Pra varet se ku shikohet që të rrotullohet midis dy mundësive.
Jemi ne të vetmit që shikojmë iluzione? Përgjigja e kësaj pyetjeje është jo. Edhe grerëza e bukur, me një milion qeliza truri, e cila është 250 herë më shumë qeliza sesa ju keni në një retinë, shikon iluzione, bën gjëra shumë të komplikuara që edhe kompjuterat tanë më të komplikuar nuk mund ti bëjnë dot. Pra në laboratorin tim, ne sigurisht punojmë me grerëzat. Sepse ne mund të kontrollojmë plotësisht eksperiencën e tyre, dhe të shikojmë se si ajo i bashkangjitet arkitekturës së trurit të tyre. Ne e bejmë këtë në atë që quhet Matriksa e Bleteve.
Këtu keni hojen. Mund të shikoni bletën mbretëreshë, atë bletën e madhe në mes atje. Ato janë të gjitha vajzat e saj, vezët. Ato shkojnë mbrapa dhe para përmes kësaj koshereje dhe arenës përmes këtij tubi. dhe ju do të shikoni njërën prej këtyre bletëve të dali diku këtu. E shikoni se si ajo ka një numër mbi vete? Po, ja ku është dhe një tjetër duke dalë jashtë. Ajo ka një numër tjetër mbi vete. Tani, ato nuk janë të lindura në atë lloj mënyre. Ne i nxjerrim jashtë, i fusim në një frigorifer, dhe i lëmë të bien në gjumë. Atëherë ju mund të ngjisni numra të vegjël mbi to. (Të qeshura)
Dhe tani në këtë eksperiment ato shpërblehen nëse shkojnë tek lulet blu. Dhe ulen në lule. Ngulin gjuhën e tyre në to, e quajtur hundë e madhe, dhe pijnë ujë me sheqer. Tani ajo po pijë një gotë me ujë që është gati sa ty dhe mua e madhe, do ta bëjë atë tre herë, dhe pastaj do të fluturojë. Disa herë ato mësojnë të shkojnë jo vetëm tek lulet blu, por të shkojnë aty ku shkojnë bletët e tjera. Kështu ato kopjojnë njëra tjetrën. Ato mund të numërojnë deri në pesë. Ato mund të dallojnë fytyra. Dhe ja ku vjen poshtë shkallëve. Dhe ajo do vijë brenda hojes, të gjej një gjashtëkëndësh bosh për mjaltin, dhe ta hedhi tutje, ai është mjalt. (Të qeshura)
Mos harroni -- (Të qeshura) ajo është e predispozuar të shkojë tek lulet blu. Por çfar janë duke bërë këto bletë në cepin e djathtë? Duket sikur ato po shkojnë tek lulet jeshile. Po e kuptojnë gabim? përgjigja e pyetjes është jo. Ato janë në të vërtetë lule blu. Por ato janë lule blu nën një dritë jeshile. Pra ato po perdorin lidhjen midis ngjyrave për të zgjidhur gjëegjëzën. E cila është saktësisht ajo çfarë bëjmë ne.
Pra, iluzionet janë përdorur zakonisht, sidomos në art, në botën e më shumë artistëve bashkëkohës, " të tregoj ndjeshmërinë e senseve tona." Mirë, ky është budallallek i gjithë. Senset nuk jane te dobeta. Dhe nese ato do ishin, ne nuk do te ishim ketu. Përkundrazi, ngjyra na tregon ne dicka komplet ndryshe, që truri nuk u zhvillua në të vërtetë për të parë botën ashtu si është tani. Ne nuk mundemi. Përkundrazi truri u evolua të shikojë botën në mënyrën që ishte e dobishme për tu parë në të kaluarën. Dhe si ne shohim është duke ripërcaktuar vazhdimisht normalitetin.
Pra si mund ta marrim këtë gjë të pabesueshme që është aftësia e plasticitetit të trurit dhe te bejme njerezit te perjetojne boten e tyre ndryshe? Mirë, një nga mënyrat që ne bëjmë në laboratorin tim në studio është duke përkthyer dritën në tingull dhe aktivizojmë njerëzit të dëgjojnë botën e tyre pamore. Dhe ata mund të lundrojnë nëpër botë duke përdorur veshët e tyre.
Këtu është David, në të djathtë. Ai po mban një aparat fotografik. Në të majtë është ajo që aparati i tij shikon. Aty ju do të shikoni një linjë, një linjë gati e padukshme që shkon përmes imazhit. Ajo linje është ndërprerë në 32 katrorë. në secilin katror ne llogarisim ngjyrat në përgjithësi. Më vonë thjesht e përkthejmë atë në tingull. Tani ai do të kthehet rrotull, mbyll sytë e tij, dhe do të gjejë një pjatë në dysheme, me sytë e tij të mbyllur.
Ai e gjeti. E mahnitëshme. Drejtë? Pra, jo vetëm që mund të krijojë një protezë për probleme të pari por ne mund të hetojmë gjithashtu se si njerëzit fjalë për fjalë i japin kuptim botës. Por ne mund të bëjmë diçka tjetër. Ne mund të bëjmë muzikën me ngjyra. Pra duke punuar me fëmijët, ata krijuan imazhe, duke menduar se si imazhet që ju shikoni mund të tingëllojnë nëse ne do të mund ti dëgjonim ato. Dhe ne i përkthyem këto imazhe. Dhe kjo është njëra prej tyre. Ky është një djalë gjashtë vjeç duke kompozuar një pjesë muzikore për 32 instrumenta orkestror. Këto janë tingujt që dëgjohen. Pra, një djalë gjashtë vjeç. Dakord?
Tani, çfarë do të thotë e gjithë kjo? çfarë tregon kjo është që asnjeri nuk është një vëzhgues i jashtëm nga natyra. Dakord? Ne nuk jemi të përcaktuar nga zotërimet tona qëndrore, nga pakicat që na bëjnë ne të plotë. Ne jemi të përcaktuar nga mjedisi dhe veprimi i brendshëm me atë mjedis - nga sistemi jonë ekologjik. Dhe kjo ekologji është relative e nevojshme, historikisht dhe empirikisht. Pra, me atë që dua të mbaroj është kjo. Sepse ajo që kam dashur të bëj është në të vërtetë gezimi për të pasigurtën. Sepse mendoj që vetëm përmes të qenit i pasigurtë ndodhet një fuqi për kuptimin e gjërave.
Pra, nëse ndiheni akoma sadopak te pasigurtë, do më pëlqente të bëja këtë gjë. Pra nëse mund të ulim ndriçimin. Dhe çfar kemi ketu -- A mundet ndonjëri prej jush të shikojë 25 sipërfaqe vjollcë? në të majtën tuaj, dhe 25, quajeni të verdhë, sipërfaqe në të djathtën tuaj? Pra, tani, ajo që dua unë të bëj: Do të fus nëntë sipërfaqe të mezit këtu nën një ndriçim të verdhë thjesht duke futur një filtër mbrapa tyre. Mire pra. Tani ju mund të shihni që ajo ndryshoi dritën Ajo vjen përmes atje. Drejt? Sepse tani drita po shkon përmes një filtri të verdhë dhe pastaj një filtri vjollcë. Do ta bëj këtë në të kundërt këtu. Do të fus nëntë sipërfaqet e mezit nën dritë vjollcë.
Tani, disa prej jush do të dallojnë që pasojat jane që drita ardhëse prej atyre nëntë sipërfaqeve në mes në të djathtë, ose në të majtë, është saktësisht e njëjtë si drita që vjen përmes këtyre nëntë sipërfaqeve në të djathtën tuaj. Dakord? Po? Dakord. Pra ato janë fizikisht të njëjta. Le të heqim mbulesat. Tani kujtoni, e dini që nëntë të mezit janë ekzakt të njëjtat. A duken të njëjta? Jo. Pyetja është, " Eshtë një iluzion?" Do tjua lë ju pergjigjen e pyetjes. Pra, faleminderit shume. (Duartrokitje)
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Lojrat me ngjyra të Beau Lotto's vene ne prove veshtrimin tuaj, por ato gjithashty vënë në plan të parë atë që ju nuk mund të shikoni zakonisht: se si truri juaj fuksionon. Kjo pamje e këndëshme në plan të parë e senseve tuaja paraqet se si evolucioni errëson percepsionin se cfar në të vërtet paraqitet në botën që na rrethon.
Beau Lotto is founder of Lottolab, a hybrid art studio and science lab. With glowing, interactive sculpture -- and old-fashioned peer-reviewed research--he's illuminating the mysteries of the brain's visual system. Full bio »
Translated into Albanian by Jeronim De Rada
Reviewed by rafaelo casta
Comments? Please email the translators above.
14:33 Posted: Apr 2007
Views 896,563 | Comments 80
19:49 Posted: Jul 2008
Views 4,340,873 | Comments 503
21:48 Posted: Apr 2007
Views 1,295,539 | Comments 337
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.