Unë do të flas per diçka që kam shkruar edhe në librin tim dhe besoj se do të ngjajë edhe me gjërat tjera që keni dëgjuar deri tani dhe do provoj të bëj disa ndërlidhje, në rast se nuk mund t'i ndiqni ju. Dua të filloj me me atë që unë quaj "dogma zyrtare" Dogma zyrtare e kujt? Dogma zyrtare e të gjitha shoqërive industriale përendimore. Dhe dogma zyrtare funksionon kështu: nëse jemi të interesuar për të zmadhuar mirëqenien e qytetarëve tonë, mënyra për të bërë atë është duke zmadhuar lirinë individuale. Arsyeja për këtë është e dyanshme sepse liria është vetvetiu e mirë vlefshme, meritore, thelbësore për qeniet njerëzore. Dhe sepse, nëse njerëzit kanë liri, atëherë secili nga ne vepron vetvetiu për të bërë gjëra që zmadhojnë mirëqenien tonë, dhe askush s'ka nevojë të vendos për neve. Mënyra për të zmadhuar lirinë është duke zmadhuar zgjedhjet në dispozicion.
Sa më shumë zgjedhje që kanë njerëzit, aq më shumë kanë liri, dhe sa më shumë liri të kenë, aq më shumë do kenë mirëqenie.
Kjo, mendoj, është shumë e fiksuar në furznizimin me ujë që askujt s'do i shkonte mendja ta vinte në pyetje. Dhe poashtu është e ngulitur në jetën tonë. Do ju jap disa shembuj që progresi modern ka bërë të mundur për ne. Ky është supermarket-i im. Jo aq i madh. Desha të them ca fjalë për salcat për sallatë. 175 lloje të tilla në në supermarketin tim, nëse nuk merr parasysh edhe 10 lloje ekstra të vajrave-virgjin të ullirit dhe 12 uthulle balsamike që mund t'i blenit për të bërë një numër shumë të madh të salcave tuaja të sallatës, në rast se asnjë nga 175 llojet që janë në dispozicion nuk ju përshtatet. I këtillë është supermarketi. Dhe pastaj shkon në shitoret elektronike për të montuar një stereo-sistem -- altoparlantë, CD player, kasetofon, sintonizues, amplifikator. Dhe në një pikë shitje të vetme elektronike, ka aq shumë sisteme stereo-je. Ne mund të ndërtojmë 6.5 milion stereo sisteme të ndryshme nga pjesët që ofron një shitore e vetme.
Duhet pranuar që ka shumë zgjidhje. Në fusha të tjera -- botën e komunikimit. Në një kohë, kur unë isha djalosh, ju mund të zgjedhnit cilindo nga llojet e shërbimeve telefonike që dëshironit, përderisa vinte nga Ma Bell. Ju huazonit telefonin. Nuk e blenit. Si rrjedhojë e saj, meqë ra fjala, ishte se telefoni nuk prishej kurrë. Këto ditë kanë kaluar. Tani ka pothuajse zgjidhje të pafundme të telefonave, posaçërisht në botën e telefonave celular. Këta janë celularët e së ardhmes. Favoriti im është ai i mesit -- MP3 player-i, makinë presa per qime të hundës, dhe mikserat e kremit për ëmbëlsira Në rast se këto nuk i keni parë në pikat e shitjes përrreth akoma mund të jeni të sigurt se shpejt do i shihni. Dhe ajo që bën kjo është që i bën njerëzit të hyjnë në dyqanet përrreth duke bërë pyetje. Dhe e dini se cila është përgjigja në këtë pyetje tani? Përgjigja është "Jo" Nuk është e mundur të blesh një celular që nuk bën shumë veprime.
Në aspekte të tjera të jetës, ka shumë gjëra signifikante përveç blerjes së gjërave, Përsëri një eksplozion zgjedhjesh është i vërtetë. Kujdesi shëndetësorë -- nuk ndodh më në SHBA që të shkoni te mjeku, dhe ai t'iu tregoj çka të bëni. Përkundrazi, ju shkoni te mjeku, dhe ai ju thotë, mirë, do mund të bënim A, ose do mund të bënim B. A ka këto përfitimie dhe këto rreziqe. B ka këto përfitime dhe këto rreziqe. Çfarë dëshironi të bëni? Dhe ju thoni, " Doktor, çfarë duhet të bëj?" Dhe doktori thotë, A ka këto rreziqe dhe benefite, dhe B ka këto rreziqe dhe benefite. Çfarë dëshironi ju të bëni? Dhe ju thoni, "Nëse do ishit në vendin tim Doktor, çfarë do të bënit?" Dhe doktori thotë, "Por unë nuk jam ju." Dhe rezultati është -- ajo që e quajmë "pavarësia e pacientit," që duket si një gjë e mirë. Por në të vertetë është shkarkim i ngarkesës dhe përgjegjësisë për vendim-marrje nga dikush që di diçka -- doktori në këtë rast -- tek dikush që nuk di asgjë dhe sipas të gjitha gjasave i sëmurë dhe nuk është në formën më të mirë për të marr vendime -- pacienti në këtë rast.
Ka një marketing marramendës në përshkrimin e barërave. për njerëzit si ti dhe unë, i cili, nëse mendoni, nuk ka kurrfarë kuptimi, derisa nuk mund t'i blejmë ato. Pse i reklamojnë për ne nëse s'mund t'i blejmë ato? Përgjigja është se ata presin që ne të thërrasim mjekun tonë të nesërmen dhe të kërkojmë të na ndërrojnë recetën. Diçka aq dramatike si identiteti ynë tashmë është bërë çështje e zgjedhjes siç tregon slajdi në vijim. Ne nuk trashëgojmë identitetin, ne e shpikim atë. Dhe ri-shpikim veten tonë sa herë që duam. Dhe kjo do të thotë se sa herë që zgjohemi në mëngjes, duhet të vendosim se çfarë personi dëshirojmë të jemi. Në lidhje me martesën dhe familjen, kishte një kohë kur mendohej që ishte synimi i përgjithshëm që pothuajse të gjithë e kishin që të martoheshin sa më parë që ishte e mundur dhe pastaj te kishin fëmijë sa më shpejtë që ishte e mundur. E vetmja zgjedhje reale ishte kush, jo kur, dhe jo çfarë do bënin më vonë.
Në ditët e sotme, çdogjë është pothuaj për t'u rrëmbyer. U jap mësim studentëve shumë të mirë dhe inteligjent, dhe u jap detyra 20% më pak se sa u jepja dikur. Jo sepse ata janë më pak të mençur, dhe jo sepse janë më pak të zellshëm. Por sepse janë të preokupuar, duke pyetur veten, "A duhet të martohem apo jo? A duhet të martohem tani? A duhet të martohem më vonë? A duhet më parë të kam fëmijë, apo karrierën?" Dhe këto janë pyetje konsumuese. Dhe ata duhet t'u përgjigjen këtyre pyetjeve, pavarësisht nëse do i bëjnë detyrat që ua kam dhënë unë apo të marrin notë të mirë në kurset e mia. Dhe në të vërtetë ata duhet. Ato janë pyetje të rëndësishme për t'u përgjigjur. Puna -- ne jemi të bekuar, siç tha Carl, me teknologjinë që na mundëson të punojmë çdo minutë, çdo ditë nga çfarëdo vendi në planet -- përveç Randolpth Hotelit.
Meqë ra fjala, është një kënd, për të cilin nuk do i tregoj askujt, aty punon WiFi. S'do ia them askujt sepse dua ta përdor atë. Pra, çka do të thotë kjë, kjo liri e jashtëzakonshme e zgjedhjes për sa i përket punës, është se ne duhet të marrin një vendim, prapë, dhe prapë edhe prapë rreth asaj se nëse duhet të punojmë ose jo. Mund të shkojmë të shohim fëmijët që luajnë futboll, dhe kemi celularin në njërën ije, dhe Blackberrin në tjetrën, dhe Laptop-in, siç pritet në prehër. Dhe edhe nëse të gjitha janë të fikura, çdo minutë që përcjellim fëmijët tanë duke luajtur futboll, ne pyetemi me veten, "A thua t'i përgjigjem kësaj thirrje telefoni? A duhet t'i përgjigjem këtij e-mail-i. A ta filloj këtë letër?" Dhe edhe nëse përgjigja për këto pyetje është "jo," me siguri që eksperiencën e lojës së futbollit të fëmijës suaj do ta bëj shumë më të ndryshme se sa do të ishte. Pra, kudo që shikojmë, gjëra të mëdha dhe të vogla, gjëra materiale dhe të stilit të jetës, jeta është çështje e zgjedhjes. Dhe bota në të cilën jetonim dikur ishte kështu. Të themi, i kishim disa zgjedhje, por jo gjithçka ishtë çështje e zgjedhjes. Dhe bota në të cilën jetojmë duket kështu. Dhe pyetja është, a është ky lajm i mirë apo i keq? Dhe përgjigja është po.
Të gjithë e dijmë se çka është e mirë për këtë, prandaj unë do flas për atë se çka është e keqe rreth kësaj. Të gjitha këto zgjedhje kanë dy efekte, dy efekte negative tek njerëzit. Një efekt, në mënyrë paradoksale, është se prodhon paralizë, dhe jo çlirim. Kur ka kaq shumë opsione për të zgjedhur nga to, njerëzit e kanë të vështirë të zgjedhin. Du ju jap një shembull shumë dramatik në lidhje me këtë, një studim që është bërë për investimet në planet vullnetare të pensionit. Një kolegë imi kishte qasje në të dhënat e investimeve nga Vanguard, në këtë kompani gjigante të fondeve të ndërsjella të rreth një milion punëtorëve dhe rreth 2.000 vende pune të ndryshme. Dhe ajo zbuloi që për çdo 10 fonde të ndërsjella që punëdhënësi ofronte shkalla e pjesëmarrjes binte për dy përqind. Ti ofron 50 fonde -- 10 përqind më pak punëtorë marrin pjesë se sa po të ofroje pesë. Pse? Sepse të keshë 50 fonde për të zgjedhur, është shumë e vështirë të zgjedhësh fondin e duhur dhe kështu e le të bësh zgjedhjen nesër. dhe prap të nesërmen, dhe të nesërmen, dhe të nesërmen, dhe të nesërmen, dhe natyrisht, e nesërmja nuk vie kurrë. E kuptoni, kjo jo vetëm që do të thotë se njerëzi do hanë ushqim qeni kur të pensionohen sepse nuk kanë para të mjaftueshme të kursyera, por, poashtu do të thotë që të marrësh vendime është shumë e vështirë kështuqë ia lënë një sasi të madhe parash punëdhënësit. Duke mos marr pjesë, ata i lënë rreth 5.000 dollar në vit punëdhënësit, i cili me kënaqësi do e plotësonte kontributin e tyre. Pra, paraliza është pasojë e pasjes së zgjidhjeve të tepërta. Dhe unë mendoj se e bën botën të duket kështu.
Vendimet afatgjatë dëshironi që t'i merrni të drejta, apo jo? Ju nuk dëshironi të zgjidhni fondin e gabuar, madje as salcën e sallatës së gabuar. Pra, ai ishtë nje efekt. Efekti tjetër është që edhe nëse arrijmë të kalojmë paralizën dhe të bëjmë një zgjedhje, ne mbesim më pak të kënaqur me rezultatin e zgjedhjes se sa do të ishim nëse do kishim më pak opsione për të zgjedhur nga to. Janë disa arsye për këtë. Një nga ato është se më shumë zgjidhje për salcat e sallatave për të përzgjedhur, nëse bleni një, dhe nuk është perfekte -- dhe, e dini, çfarë është salca e sallatave? është lehtë të imagjinohet se ju do mund të bënit një zgjidhje tjetër që mund të ishte më e mirë. Dhe ajo që ndodh është se alternativat imagjnare ju shtyjnë të pendoheni për vendimet e bëra, dhe ky pendim zvogëlon satisfaksionin e marrë nga vendimet e ndërmarra, edhe nëse ishte një vendim i mirë. Sa më shumë që ka opsione, aq më lehtë është të pendoheni për gjithçka që është zhgënjyese rreth opcionit që keni zgjedhur.
E dyta, atë që ekonomistët e quajnë "kostoja e mundësive". Dan Gilbert e arsyetoi këtë në mëngjes duke folur rreth asaj se sa u japim vlerë gjërave varet nga ajo me çka i krahasojmë ato. Pra, kur ka shumë alternativa për t'u konsideruar, është me lehtë të imagjinohen anët atraktive të alternativave që i refuzojmë, dhe që të bën më pak të kënaqur me alternativën e përzgjedhur. Ja një shembull. Për ata që nuk janë nga New York, kërkoj falje.
Ju duhet të mendonit kështu. Këtu është një çift nga Hamptons. Një pasuri e patundur shumë e madhe. Plazh i mrekullueshëm. Ditë e bukur. I kanë të gjitha. A mund të ishte më mirë? "Mirë, ta hajë dreqi," mendon burri, "është Gushti. Të gjithë fqinjtë në Manhatanin tim janë larguar. Tani do mund të gjeja një parking përball ndërtesës sime." Dhe ai kalon dy javë duke u ngacmuar nga ideja se ai është duke e humbur rastin, ditë pas dite, të kishte një vend të mirë parkimi. Kostova e mundësive "Humbja e rastit" zvogëlon satisfaksioni që e marrim nga ajo që kemi zgjedhur, edhe nëse ajo që kemi zgjedhur është e mrekullueshme. Dhe sa më shumë që ka opsione për t'u konsideuar, aq më shumë anë tërheqëse të këtyre opsioneve do të reflektohen tek ne si raste të humbura. Ja një shembull tjetër. Ky vizatim shfaq shumë gjëra, Spikat gjëra rreth të jetuarit e momentit poashtu, dhe mbase rreth asaj se gjërat duhet bërë ngadalë. Por ajo që spikat më tepër është se kurdo që zgjedhni një gjë, ju poashtu zgjedhni të mos bëni gjërat tjera. Dhe këto gjërat tjera mund të kenë mjaft anë tërheqëse, dhe do e bëjnë më pak tërheqëse gjënë që e keni zgjedhur.
E treta: Përshkallëzimi i pritshmërive. Kjo më ndodhi kur shkova të ndërroj xhinset. Unë vesh xhinse pothuaj tërë kohën. Dhe në një kohë kishte vetëm një model xhinsesh, dhe ju i blinit ato, dhe dukeshin si mos më keq dhe ishin jashtëzakonisht të pa përshtatshme, dhe nëse i vishnit mjaft gjatë dhe i latë shumë herë, ato dikur përshtateshin mjaftueshëm. Kështu, shkova për të zëvendësuar xhinset pas shumë vitesh që i kisha veshur, dhe thashë, "E dini, dua një palë xhinse, ja ku është madhësia ime." Dhe shitësi tha, "I dëshiron të ngushta, që përshtaten lehtë, të relaksuara? I dëshiron me kopsa apo zinxhirë? I dëshiron të lara me acid apo gurë? I dëshiron të mbipalosura? I dëshiron të shkurtuara në fund, me palë në fund, blah, blah, blah" dhe ai vazhdoi. Më ra mjekra, dhe pasi u kthjellova, i thashë, "I dua ato që kanë qenë në fillim kur s'kishte lloje të tjera."
As që kishte ide ai çka ishin ato, kështu kalova një orë duke provuar të gjitha llojet e xhinseve të mallkuara, dhe dola nga dyqani -- të them të vërtetën -- me xhinset më të përshtatura që kam pasur ndonjëherë. Zgjodha më mirë. Të gjitha këto zgjidhje e bënë të mundur këtë. Por u ndjeva më keq. Pse? E shkrova një libër të tërë duke provuar të shpjegoj këtë vetes. Arsyeja qe u ndjeva keq ishte që, me të gjitha këto zgjedhje të mundshme pritshmëritë e mia se si do duhej të ishin një palë xhinse u ngritën. Kisha pritshmëri shumë të vogla. Nuk kisha pritshmëri kur ato ishin vetëm të një lloji. Tani kur janë në 100 lloje, ta hajë dreqi, një nga ato duhet të jetë përfekt. Dhe ato që unë bleva ishin të mira, por jo perfekte. Dhe krahasova ato që mora me ato që prisja, dhe ato që mora ishin zghënjim me ato që prisja. Duke shtuar zgjedhjet në jetën e njerëzve nuk ndihmon, por i rrit pritshmëritë e njerëzve rreth asaj se sa të mira mund të jenë mundësitë. Dhe ajo që rrjedh është më pak kënaqësi me rezultatet, edhe kur rezultatet janë të mira. Askush në botën e marketingut nuk e di këtë. Sepse nëse do e dinin, të gjithë ju nuk do e dinit për çka fola. E vërteta është më shumë kështu.
Arsyeja se çdogjë ishte mirë në të kaluarën kur çdogjë ishte e keqe është se gjithçka ishte më e keqe, ishte e mundur që njerëzit të kishin më shumë përvoja të surprizave të bukura. Në ditët e sotme, në botën që ne jetojmë, ne qytetarë të industrializuar dhe begatshëm me perfeksion të pritshmërive -- më e mira që mund të shpresosh për gjërat është që ato të jenë ashtu siç prisni të jenë Ju kurrë s'do keni përvoja të surprizave të bukura sepse pritjet tuaja, pritjet e mia, kanë shkuar shumë lartë. Sekreti i lumturisë -- kjë është ajo për të cilën të gjithë keni ardhur-- sekreti i lumturisë është që të kemi pritshmëri të vogla.
Dua të them -- një moment të shkurtër autobiografik -- që unë jam martuar me një grua, dhe ajo është mjaft e mrekullueshme. S'mund të gjeja më mirë. Nuk kam bërë kompromis. Por kompromisi nuk është gjithmonë gjë e keqe. Më në fund, një pasojë e blerjes së një palë xhinseve të pa përshtatshme kur nuk ka lloje të tjera për të blerë është se kur ju jeni të pakqnaqur, dhe pyesni pse, kush është përgjegjës, përgjigja është e qartë. Bota është përgjegjëse. çka do mund të bënit ju? Por, kur ka qindra lloje xhinsesh të stileve të ndryshme, dhe ju bleni ato që janë zhgënjyese, dhe ju pyesni pse, kush është përgjegjës? është po aq e qartë që përgjigja në atë pyetje është ju. Ju mund të kishit zgjedhur më mirë. Keni qindra lloje xhinsesh të shfaqura, nuk ka justifikim për dështim. Dhe kështu kur njerëzit marrin vendime, dhe edhe kur rezultatet e vendimeve janë të mira, ata ndjehen të zhgënjyer me to, dhe fajsojnë vetveten.
Depresioni klinik ka eksploduar në botën indrustriale në gjeneratën e fundit. Unë besoj se kontribues signifikant, jo i vetmi por signifikant për këtë eksplodim të depresionit, dhe vetvrasjeve poashtu, është se njerëzit kanë shumë përvoja zhgënjyese sepse standardet e tyre janë shumë lartë. Dhe kur ata i shpjegojnë vetes këto eksperienca, ata mendojnë se është faji i tyre. Dhe rezultati përfundimtar (neto) është se përgjithsisht bëjmë zgjidhje më të mira objektive dhe ndihemi më keq. Më lejoni të ju rikujtoi. Kjo është dogma zyrtare, ajo që të gjithë e marrim si të vërtetë, dhe është e tëra fallso. Nuk është e vërtetë. Nuk vihet në pyetje se cilado zgjidhje është më e mirë se asnjë por poaq nuk është e vërtetë se më shumë zgjidhje janë më mirë se pak. është një sasi magjike, Nuk e di cila është. Jam mjaft konfident se të gjithë e kemi kaluar pikën e të menduarit se mundësitë përmirësojnë mirëqenien tonë.
Tani, si çështje politike -- pothuaj e mbarova -- si çështje e politikave, gjëja qe duhet menduar është kjo. Ajo që mundëson të gjitha këto zgjidhje në shoqëritë industriale është begatia materiale. Ka mjaft vende në botë, dhe kemi dëgjuar për disa nga ato, ku problemi nuk është se ata kanë shumë zgjidhje. Problemi i tyre është se kanë shumë pak. Pra ajo që po flas unë është një problem i veçantë i botës moderne, të begatshme i shoqërive përendimore. Dhe ajo që është shumë frustruese dhe egërsuese është kjo: Steve Levitt foli dje rreth asaj se si këto ulëset e fëmijëve të shtrenjta dhe vështira për t'u instaluar nuk ndihmojnë. është humbje parash. Ajo që them unë është se zgjidhjet e shtrenjta, komplikuara -- jo vetëm që nuk ndihmojnë. Ato në të vërtetë u lëndojnë. Ato na bëjnë më keq.
Nëse disa nga gjërat që u mundësojnë njerëzve në shoqëritë tona të marrn vendime dhe ato vendime të zhvendoseshin dhe mirreshin nga njerëz që kanë më pak opsione jo vetëm që jeta e tyre do përmirësohej, por do përmirësohej edhe jeta jonë. Kjo është ajo që ekonomistët quajnë lëvizja Pareto e përmirësimit. Rishpërndarja e të miravë do u bëntë mirë të gjithëve -- jo vetëm të varfërve -- sepse kjo mundësia e madhe e zgjedhjeve na torturon. Pra për të përfunduar. Ju do duhej ta lexonit këtë vizatim, dhe duke qenë person i sofistikuar, thoni, "Ah! çka di ky peshk? E dini se asgjë nuk është e mundur në këtë akuarium peshku." Imagjinatë e varfëruar, pamje miope e botës -- dhe kjo është mënyra se si unë e lexoj fillimisht. Por kur mendova më shumë rreth tij, fillova të mendoj se ky peshk di diçka. Sepse e vërteta është që nëse lëviz në akuarium me qëndrimin se gjithçka është e mundur, atëherë nuk keni liri. Keni paralizë. Nëse lëviz në akuarium me qëndrimin se gjithçka është e mundur, e ulni satisfaksionin. E rrisni paralizën dhe ulni satisfaksionin. Të gjithëve na duhet një akuarium peshku. Ky është tepër i kufizuar -- mbase edhe për peshkun, gjithsesi për neve. Por mungesa e akuariumit metaforë është një recetë për vuajtje, dhe, dyshoj unë, katastrofë. Faleminderit shumë.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Psikology Barry Schwartz fut në fokus dogmën qëndrore të shoqërive perëndimore: lirinë e zgjedhjes. Sipas vlerësimit të Schwartz, në vend që të na bëjë më të lirë, zgjedhja na ka bërë më të paralizuar, më pak të lumtur dhe më pak të kwnaqur.
Barry Schwartz studies the link between economics and psychology, offering startling insights into modern life. Lately, working with Ken Sharpe, he's studying wisdom. Full bio »
Translated into Albanian by Artan Shabani
Reviewed by Elona Toska
Comments? Please email the translators above.
21:16 Posted: Sep 2006
Views 5,232,165 | Comments 722
23:42 Posted: Jul 2008
Views 1,545,171 | Comments 165
19:15 Posted: Feb 2007
Views 837,470 | Comments 156
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.