Vlera e hiçit: diçka del prej hiçit. Eshte titulli i nje eseje qe shkrova kur isha 11 vjec Dhe mora nje B+ (Te qeshura) Ajo per cfare do te flas: asgje nga dicka, dhe menyra si krijojme. Dhe do perpiqem ta bej kete ne hapesiren kohore te 18 minutave brenda se ciles na kane udhezuar te qendrojme e gjithashtu do te ndjek urdheresat e TED tekstualisht:te flas per dicka qe krijon nje eksperience me afer-vdekjen por afer-vdekja ben mire per krijimtarine. (Te qeshura) OK.
Dua gjithashtu te shpjegoj sepse Dejv Egerz tha se s'do te me linte te qete nese thosha ndonje genjehter apo ndonje te pavertete lidhur me krijimtarine universale. E kam bere ne kete menyre per gjysmen e audiences, ate shkencoren. Kur them ne, jo gjithmone ju nenkuptoj ju. Nenkuptoj mua, dhe trurin tim te djathte. I majti dhe ai qe eshte ne mes eshte sensor dhe me tregon se ku po gaboj tek flas. Do ta bej kete edhe duke iu referuar asaj cka mendoj se esht pjese e procesit tim krijues qe perfshin disa gjera qe ne fakt ndodhen, ekzistojne- sepse asgjeja nisi edhe me heret se casti ne te cilin krijoj dicka te re. Kjo perfshin natyren, kushtezimin, dhe ato te cilat i quaj makthe.
Tek flasim per natyren, i referohemi pranise te dickaje qe ne lindje, mbase ne tru, ndonje kromozom anormal qe shkakton kete efekt muze. E disa njerez do te thoshin se kemi lindur te tille, e te tjere, si mamaja ime do te thoshin se e marr lenden e pare nga jetet e shkuara. Disa njerez mund te thoshin se krijimtaria eshte fuksion i ndonje ceni neurologjik si sindroma Van Gogh- nje forme e lehte psikoze, apo depresioni. Ne fakt lexova se fundi se s'eshte e sigurt nese Van Gogh vuante nga nje psikoze. se mund te kete pasur epilepsi ne lobin temporal gjendje e cila ka shkaktuar shperthimin e tij krijues, dhe besoj se kjo ka njefare ndikimi ne ndonje pjese te trurit. Do permend se edhe une pesova kriza epileptike te lobit temporal disa vite me pare. Kjo ndodhi gjate kohes kur po shkruja librin tim me te fundit e disa njerez thone se ai liber ka nje ndjesi ndryshe.
Mendoj se ne njefare mase kjo buron nga nje krize identiteti te tipit: kush jam?; perse jam pikerisht ky person? pse s'jam e zeze si gjithe te tjeret? E ndonjehere te jane dhene aftesi por ato s'jane ato qe duhen per te mundesuar krijimtarine. Vizatoja dikur. Mendoja se do te behesha piktore. Kisha nje qen barboncino nano . Nuk isha keq por jo shum krijuese. Sepse gjithcka qe beja ishte nje perfaqesim shume identik Dhe kam ndjesine se e kam kopjuar nga nje liber. Per me teper nuk eshte se po shkelqeja ne fushen ku doja te isha, ne fakt kur vjen puna tek notat, nk ishin shume keq, por ishte e qarte se nuk parashikonin qe nje dite do ta nxirrja buken nga arranxhimi artistik i fjaleve.
Nje parim i krijimtarise eshte te kesh ndonje trauma nga femijeria. Une pata ate lloj qe mendoj se e kane pasur shume njerez: kishte njerez qe prisnin dicka nga une. Sa per ate figuren aty eshte nje loder qe mu dha kur isha vetem 9 vjec qellimi i se ciles ishte te me ndihmonte te behesha doktoreshe ne nje moshe te njome. Kam disa qe qene me jetegjate: nga mosha 5 deri ne 15 ky duhej te ishte zanati im i dyte qe me shtyu te provoja shijen e deshtimit.
E megjithate ne jeten time perjetova dicka mjaft reale qe ndodhi kur isha 14 vjec. Zbuluam se im vella ne 1967, e me pas im ate, 6 muaj me vone, kishin tumore ne tru. Ime me besonte se dicka kish shkuar keq dhe ajo do gjente se cfare. Dhe do ta ndreqte. Babai ishte nje klerik Baptist, u besonte mrekullirave besonte se Zoti do te merrej me situaten. Ata, sigurisht, vdiqen brenda 6 muajve. Dhe ime me besonte se ky qe fati, apo nje mallkim dhe kerkoi per tere arsyet e mundura ne bote qe mund te kishin sjelle fatkeqesine. Githcka pervec rastesise. Nuk u besonte rastesive. Duhej nje arsye per cdo gje. Dhe nje arsye, sipas saj, ishte se e ema e cila kish vdekur shume e re, qe zemeruar me te bijen. Me rrethonte vdekja sepse nena ime mendonte gjithashtu se rradhen e kisha une, e me pas ajo. Kur perballesh me perspektiven e vdekjes, shpejt fillon shume mbi gjithcka. Behesh shume krijues, ne nje sens te mbijeteses.
Kjo pastaj nxiti pyetjet e mia me rendesi. Jane te njejtat qe kam edhe sot. Pse ndodhin disa gjera, dhe si ndodhin? Ndersa pyetja e nenes sime ishte: Si i shkaktojme gjerat? Te shkruash eshte nje menyre e mrekulluesme per t'u angazhuar me keto pyetje. Tek e fundit, ne nje kornize, midis faqes se pare dhe se 300es, duhet te shpjegosh pse ndodhin gjerat, si ndodhin, cfare rendi ndjekin. Cilat jane ndikimet? Gjithahshtu si ndikoj une si rrefimtare tek to? Eshte edhe dicka te cilen shume nga shkencetaret tane jane perpjekur ta shpjegojne. Eshte nje lloj kozmologjie, dhe une duhet te zhvilloj nje kozmologji per uuniversin tim njelloj si krijuesi i universit.
Eshte nje rruge me shume kthesa kjo perpjekje per te pare qarte me vite e vite te tera, shpesh-here. Keshtu kur mendoj krijimarine, gjithashtu them se eshte ky sens pazotesie per te mposhtur ate obsesion qe me ben te shoh lidhje mes gjithckaje ne jete. Bera shume te tilla gjate perpjekjes per te shpjeguar thuajse gjithcka qe ndodh
Do te perdor, ne rolin e metafores, kete lidhje: mekanika kuantike, dicka qe s'e kuptoj aspak, por qe do ta perdor ne procesin per te shpjeguar si funksionon si metafore. Ne mekaniken kuantike sigurisht, flitet per energji te erret dhe lende te erret. E njejta gje ndodh kur u drejtohemi pyetjeve se si ndodhin gjerat. Ka shume te panjohura, dhe shpesh s'dallon ate qe eshte vecse nepermjet mungeses se saj. Por kur ben keto shoqerime, deshiron qe ato te vijne se bashku ne nje tregim permes nje sinergjie dhe cfare gjen eshte ajo qe ka rendesi. Kuptimi. Kete kerkoj ne punen time. Nje kuptim vetjak.
Pastaj eshte parimi i pasigurise, qe eshte edhe pjese e mekanikes kuantike, ashtu sic e kuptoj une. (Te qeshura) Ndeshem me te rendom tek shkruaj. Eshte pastaj, edhe i shume druajturi, i tmerrshmi efekt i vezhguesit ne te cilin kerkon dicka, dhe gjerat po ndodhin njekohesisht, ti sheh nga nje kendveshtrim tjeter perpiqesh te shohesh se per cfare behet fjale. Do te gjesh mesazhin, kuptimin e pergjithesuar . Po u mundove shume do te shkruash vetem mesazhin. S'do te zbulosh asgje Dhe ajo cfare duhet te gjesh cfare shpresoje te gjeje, ndonje rastesi me fat s'eshte me aty. Por nuk dua te anashkaloj anen tjeter te medaljes ne univers sic kane bere shume shkencetare. Kestu do te fus ne diskutim teorine e kordave, e do te shtoj vetem se njerezit krijues jane shume-permasore dhe sipas meje ka 11 nivele ankthi. (Te qeshura) Dhe te gjitha ato veprojne ne te njejten kohe.
Ekzison nje pyetje rreth dickaje qe mbetet e paqarte. Dua ta lidh kete me dicka qe quhet konstantja kozmologjike. Nuk kuptohet se c'po vepron por dicka po vepron atje. Paqartesia per mua eshte teper e sikletshme dhe e kam ne jeten time. Paqartesi morale. Eshte aty ne menyre te vazhdueshme. Thjesht si shembull, kjo me ndodhi kohet e fundit. E lexova ne nje kryeartikull nga nje grua qe po fliste rreth luftes ne Irak. Dhe tha, "Shpeto nje njeri nga mbytja, dhe je pergjegjes ndaj tij gjithe jeten". Nje thenie shume e famshme kineze, tha ajo. Do te thote se meqe shkuam ne Irak, duhet te qendrojme deri sa gjerat te zgjidhen. E keni parasysh? Ndoshta edhe 100 vjet. Ndodhi qe te hasja edhe 1 shprehje tjeter, "te shpetosh nje peshk nga mbytja" E perdorin peshkataret Budiste sepse nuk u lejohet te vrasin asgje. Por edhe ata duhet te sigurojne 1 jetese, te ushqejne njerezit e tyre. Dhe gjejne arsyetimin se po shpetojne peshqit nga mbytja, por fatkeqesisht ata vdesin gjate procesit.
Kuptimi qe vjen i mbartur ne te dyja keto metafora mbytjeje --ne fakt nje prej tyre eshte interpretimi i nenes sime, dhe eshte nje shprehje e famshem kineze sepse ma tha ajo: "Shpeto dike nga mbytja, e do te jesh i pergjegjshem per te gjithe jeten." Ishte nje kercenim-- mos u perfshi ne punet e te tjereve ose do te ngecesh ne to. Ok. Mendoj se po te shihte verte dike duke u mbytur, ajo do ta shpetonte. Por te dyja shpehjet, te shpetosh nje peshk nga mbytja, apo nje njeri nga mbytja, sipas meje kane te bejne me qellimet.
Dhe te gjithe ne jete kane pergjigje per situata te ndryshme ne jete. Pastaj kemi qellime. Ne fillim jemi te pasigurt se c'duhet te bejme por pastaj bejme dicka. Dhe rezultati mund te mos perkoje me me qellimet tona. Mbase gjerat shkojne keq. E me pas cilat jane pergjegjesite tona? C'duhet te bejme? Mbetemi fajtore perjete, apo bejme dicka tjeter per tu justifikiuar dhe themi, epo mire, qellimet i kisha te mira kshtuqe s'jam pergjegjes une per cdo gje. Kjo eshte paqartesia ne jeten time qe me shqetesoi shume dhe me beri te shkruaj librin "Te shpetosh peshq nga mbytja"
Pashe shembuj te kesaj pasi kisa identifikuar pyetjen. Ishte anekend, kudo. Gjeja gjurme te saj kudo. Pastaj ne njefare menyre, e kuptova se kishin qene gjithnje te pranishme. Kjo ndodh edhe kur shkruaj. Gjej shenja, sinjale, dhe kuptoj se kane qene te dukshme dhe te padukshme njekohesisht. Ajo cka me nevojitet ne fakt eshte nje fokus. Dhe nese kam nje pyetje, ajo eshte fokusi im. Dhe cdo gje qe duket se qendron pezull a thjesht lekundet ne rrymen e shpejte te jetes filtrohet permes kesaj pyetje, dhe pikerisht keto gjera marrin kuptim. Duket sikur kjo ndodh gjithmone. Mund te ngjaje sikut ka nje lloj koincidence, nje rastesi me fat, ku ti po merr ndihme nga gjithe universi. Po ashtu mund te shpjegohet se tani ke nje fokus. Dhe po e ve re me shpesh.
Por e aplikon kete. Fillon te shohesh gjerat qe kane te bejne me tensionet e tua. Vellai, qe eshte zhytur ne telashe, a te intereson? Perse, apo perse jo? Mund te jete dicka me serioze --sic thashe, te drejtat e njeriut ne Burma, Po mendoja se s'duhej te shkoja sepse nese po, mund te interpretohej se une aprovoja regjimin militar atje. E me vone, mu desh te pyesja veten, Perse bazohemi tek njohuri, dhe marrim te mireqena mendime qe na i kane dhene te tjere? Kete ndjeja edhe kur isha e vogel, dhe degjoja rregulla morale te sjelljes nga im ate si klerik baptist qe ishte. Keshtu vendosa qe do te shkoja ne Burma per qellimet e mia pa e ditur cilat do te ishin rezultatet po te shkruaja nje liber atje --do perballesha me kete me vone, kur t'i vinte koha.
Te tere angazhohemi me gjerat ne bote per te cilat jemi ne dijeni. Arrijme ne nje pike e themi: "C'me takon te bej mua si individ?" Jo te tere mund te shkojne ne Afrike apo te punojne ne spitale -e pra, cfare bejme kur kemi kete reagim moral, kete ndjenje? Gjithashtu, mendoj se nje nder gjerat me te rendesishme qe po shqyrtojme te gjithe per te cilen folem edhe sot, eshte gjenocidi. Keshtu dalim tek kjo pyetje Kur shoh gjithe keto gjera te paqarta moralisht, jashte zones se komfortit dhe konsideroj cilat duhet te jene qellimet e mia kuptoj se dalim perseri tek ajo pyetja e identitetit qe nga femijeria --perse jam ketu, c'kuptim ka jeta ime, cili eshte vendi im ne univers?
Pergjigja duket tejet e kapshme, por nuk eshte e tille. Ne njefare sensi, te tere e urrejme paqartesine morale e perseri eshte absolutisht e domosdoshme. Tek shkruaj nje rrefim, kjo eshte dhe pika nga e nis. Ndonjehere duket se marr ndihme nga universi. Mamaja do te thoshte se ishte shpirti i gjyshes qe nga libri im i pare sepse me sa duket dija gjera te cilat normalisht s'duhej ti dija. Ne vend te shkruaja se gjyshja vdiq aksidentalisht nga nje mbidoze opiumi duke bere me shume qef se c'duhet hodha ne rreshta se ajo grua vrau veten sic kishte ndodhur ne te vertete ne fakt. Mamaja ime vendosi se informacioni duhej te kishte ardhur nga gjyshja.
Ka dhe disa gjera, disi rrenqethese, qe me sjellin informacionin qe do te me duhet tek shkruaj librin. Ne kete rast po shkruaja nje rrefim qe perfshinte nje lloj detaji, periudhe ne histori, nje vend te caktuar. Dhe duhej te gjeja dicka qe te perkonte historikisht me te. Nxorra nje liber dhe ne faqen e pare qe u hap pas shfletimit, gjeta saktesisht vendin dhe kohen. Cka kerkoja ishte rebelimi Taiping qe ndodhi ne nje zone prane Kualinit, jashte tij dhe nje personazh qe mendonte se qe biri i Zotit.
Lind pyetja, a jane keto gjera shans rastesor? Po c'eshte rastesia? C'eshte shansi? C'eshte fati i mire? C'jane gjerat qe gjen ne univers e qe s'mund ti shpjegosh sic duhet? Ndodh edhe tek rrefimi. Ka gjera te cilat i mendoj nga dita ne dite ne menyre konstante. Sidomos kur ndodhin gjera pozitive dhe vecanerisht kur ndodhin gjera negative. E megjithate besoj ne nje rastesi fatlume, dhe dua shume te di se cilat jane keto elemente qe te mund ti falenderoj, e po ashtu ti kerkoj ne jeten time. Sepse, perseri, mendoj se kur jam e ndergjegjshme per to, me shume prej tyre ndodhin.
Nje tjeter takim i rastesishem ndodhi kur shkova diku thjesht isha me shoqeri, dhe i dhame makines per te shkuar diku ndryshe, dhe perfunduam ne nje zone joturistike, fshat piktoresk, i pashkelur. Ecem tre fusha me tutje fusha e trete ishte dicka misterioze, tersndjellese, nuk ndjehesha rehat. Pastaj kuptova se do te kishte te bente me librin tim. Tek shkruaja nje nga skenat, ndodhi ne fushen e trete. S'e di perse kisha shkruar mbi nje lapidar guresh, qe po ndertonte nje burre. S'e di perse e kisha perfshire por ishte shume jeteplote. Kisha ngecur dhe kur nje shoqe me pyeti nese doja te dilaj per te shetitur qente e saj me te i thashe: "Sigurisht". Rreth 45 minuta me vone, duke ecur pergjate bregut ja sec pashe: Ishte nje burre, nje burr kinez, qe po grumbullonte ca gjera mbi njera-tjetren, pa ngjites, pa asgje. Prandaj e pyeta se si qe e mundur. Dhe ai mu pergjigj se besonte qe me cdo gje ne jete eziston nje vend ekuilibri. Ky qe pikerisht dhe kuptimi i rrefimit tim ne ate pike. Kisha kaq shume shembuj--kam shume ilustrime te ketij nocioni kur shkruaj nje rrefim dhe s'mund ta shpjegoj dot. Mbase meqe kisha filtrin me ndodhin koincidenca kaq te fuqishme kur shkruaj mbi keto gjera? Apo eshte nje lloj rastesie me fat e veshtire per tu shpjeguar nga ne, si konstantja kozmollogjike?
Dicka tjeter e rendesishme per te cilen mendoj jane aksidentet. Sic thashe, mamaja ime s'i besonte rastesise. Cila eshte natyra e aksidenteve? Dh si do te caktojme cilat jane pergjegesite dhe cilat shkaqet jashte mje gjykate ligji? Qeshe ne gjendje ta shihja kete ne menyre te drejteperdrejte, kur shkova ne fshatin e bukur Dong, ne Guizhu, provnca me e varfer e Kines. Dhe pashe kete vend te bukur. E dija se doja te kthehesha perseri. Pata shansin ta beja kur National Geographic e pyeti nese doja te shkruja ndonje gje per Kinen. Thashe se doja te shkruaja per ket fshatin Singing, minoritetin Singing. Rane dakort dhe midis heres se pare qe e pashe kete vend dhe heres se ardhshme kur shkova ndodhi nje aksident i tmerrshem. Nje burre i moshuar ra ne gjume dhe jorgani i tij reshkiti mbi rezistencen qe qe ngrohte. 60 shtepi u shkaterruan, 40 u demetuan Pergjegjesia iu la familjes. Djemte e te ndjerit u syrgjynosen 3 km larg, ne nje stalle lopesh. Sigurisht qe si Perendimore, do themi "Ishte aksident. Kjo eshte e padrejte. C'faj kane djemte?'
Kur punoj mbi nje rrefim, keto lloj konceptesh i le menjane. Duhet kohe, por me duhet t'i le menjane qe te shkoj atje e te qendroj atje. Ne fakt isha per tri raste, stine te ndryshme. Dhe nisa te ndjej dicka ndryshe rreth historise dhe asaj cka kishte ndodhur me pare, dhe natyren e jetes ne nje fshat fare te vobekte, dhe cfare sheh si gezime, rituale, tradita, e marredhenie me familje te tjera. Dhe pashe se si kishte nje fare drejtesie ne ate lloj pergjegjesie. Po ashtu mesova per ceremonine qe po benin, nje ceremoni qe s'e kishin bere ne rreth 29 vjet. Qe per te derguar disa burra- sepse nje mesues Feng Shui dergonte burra ne boten e pertejshme mbi kuaj-fantazme. Tani, ju si perendimore, dhe une si perendimore do thoshim: Supersticion! Por pasi qendrova atje ca kohe dhe pashe gjerat marramendese qe ndodhen fillova te pyes veten se besimet e kujt jane ate veprojne ne kete bote duke percaktuar se c'do te ndodhe.
Keshtu qe ndenja me ta, dhe sa me shume shkruaja rrefimin aq me thelle futesha ne besimet e tyre i pervetesoja, sepse aty eshte dhe historia e vertete dhe aty do te gjej pergjigjet per pyetje te caktuara qe kam mbi jeten. Vitet shkojne, sigurisht, dhe te shkruarit, nuk ndodh ne nje cast sic po perpiqem t'jua percjell juve ketu ne TED. Libri vjen, dhe libri shkon. Kur arrin, nuk eshte me libri im. Eshte ne duart e lexuesve dhe ata e interpretojne ne menyra te ndryshme. Por perseri i kthehem kesaj pyetje: si krijoj dicka nga asgje? Dhe si e krijoj jeten time?
Mendoj se e bej duke vene pikeyetje dhe duke i thene vetes se nuk ka te verteta absolute. Une besoj tek specifikja, detajet specifike te nje rrefimi dhe tek e shkuara, tek detajet specifike te saj dhe se c' po ndodh ne rrefim ne ate pike Gjithashtu besoj, se tek mendoj per disa gjera mendimet e mia mbi fatin e mire, te keq, koincidencat dhe aksidentet, vullnetn e Zotit, sinkronine e forcave misterioze, do te arrij te konceptoj ne nje fare menyre se si krijojme. Duhet te mendoj per rolin tim. Ku jam une ne univers dhe a qe qellimi i dikujt qe un te jem aty ku jam, apo isha une krijuesja e vetes sime? Mund ta gjej edhe duke imagjinuar plotesisht, dhe duke u bere ajo qe imagjinohet e qe perseri ekziston ne ate bote te vertete, boten fiktive. Keshtu gjej une pjeseza te se vertetes, jo te verteten absolute apo gjithe te verteten. Dhe duhet te gjenden ne te gjitha mundesite perfshire ato qe s'i kisha konsideruar kurre me pare.
Pra nuk ka kurre pergjigje komplete. Ose, nese ka nje pergjigje, eshte qe ta kujtoj veten se ka pasiguri ne cdo gje, dhe kjo eshte pozitive. Sepse pastaj do te zbuloj dicka te re. Dhe kur ka nje pergjigje te pjeshme, nje pergjigje e plote prej meje eshte thjesht te imagjinoj. Dhe te imagjinoj eshte ta ve veten ne ate rrefim deri sa te kete transparence midis meje dhe rrefimit qe po krijoj.
Keshtu kam zbuluar se nese e ndjej cfare ka ne rrefim -ne nje rrefim- atehere vij me prane se kurre diturise se c'eshte dashamiresia, apo vete ndjenjes se asaj dashamiresie. Sepse cdo gje, ne ate pyetjen se si ndodhin gjerat, ka te beje me ndjenjen. Une duhet te behem rrefimi qe te kuptoj shume prej tij. Erdhem ne fund te diskutimit dhe do te zbuloj se c'ka ne cante, eshte muza, dhe jane gjerat qe transformojne ne jeten tone, qe jane te mrekulli-plota dhe qendrojne me ne. Ja ku eshte. Shume, shume faleminderit! (Duartrokitje)
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Novelistja Amy Tan hulumton procesin krijues, duke kerkuar gjurmet e evoluimit te ketij procesi tek ajo vete.
Amy Tan is the author of such beloved books as The Joy Luck Club, The Kitchen God's Wife and The Hundred Secret Senses. Full bio »
Translated into Albanian by Teda Kokoneshi
Reviewed by Jonada Rrapo
Comments? Please email the translators above.
18:00 Posted: Jan 2008
Views 2,369,179 | Comments 414
17:30 Posted: Oct 2007
Views 292,912 | Comments 35
14:16 Posted: Nov 2008
Views 286,634 | Comments 65
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.