Cfare po ndodh ne mendjen e kesaj bebeje? Nese do t'i kishit pyetur njerezit per kete 30 vjet me pare, shumica e njerezve, duke perfshire psikologet, do te kishin thene qe ky femije ishte iracional, i palogjikshem, egocentrik -- se ai nuk mund te merrte perspektivat e nje personi tjeter ose te kuptonte shkakun dhe efektin. Ne 20 vitet e fundit, zhvillimi i shkences e ka permbysur perfundimisht ate imazh. Pra, ne nje fare menyre, ne mendojme qe mendimet e ketij femije jane si mendimet e shkenctareve me te shkelqyer.
Me lejoni t'ju jap vetem nje shembull te kesaj. Nje gje qe ky femije mund te jete duke menduar, qe mund te jete duke i shkuar ne mendje, eshte qe po mundohet te zbuloje cfare po ndodh ne mendjen e femijes tjeter. Mbi te gjitha, nje nga gjerat me te veshtire per te bere, per te gjithe ne eshte te zbulojme se cfare po mendojne dhe ndjejne njerezit e tjere. Dhe ndoshta me e veshtira e te gjithave eshte te zbulosh se ajo qe njerezit e tjere mendojne & ndjejne nuk eshte e njejte me ate qe ne mendojme dhe ndjejme. Kushdo qe ka ndjekur politiken mund te deshmoje se sa e veshtire eshte per disa njerez per ta kuptuar. Ne donim te dinim nese bebet dhe femijet e vegjel mund te kuptojne kete gje vertet te thelle rreth njerezve te tjere. Tani pyetja eshte: Si mund ti pyesim ne ato? Bebet, pas te gjithave, nuk mund te flasin, dhe nese ju pyesni nje 3 vjecar per t'ju thene se cfare mendon, ajo cka ju do te merrni eshte nje lume i bukur monologu rreth vetedijes rreth kuajve te vegjel e ditelindjeve dhe gjerave te ngjashme me keto. Pra, si u bejme atyre pyetjen ne te vertete?
E pra, del se sekreti ishte brokoli. Ajo qe beme -- une dhe Betty Rapacholi, nje prej studenteve te mia, -- ishte pikerisht ti jepje bebeve dy tasa me ushqime: nje tas me brokoli te gjalle dhe nje tas me biskota te shijshme ne forme peshku. Tani te gjithe femijet, edhe ne Berkley, pelqyen biskotat dhe nuk pelqyen brokolin e gjalle. (Te qeshura) Por, ajo qe beri Betty ishte qe provonte pak nga ushqimet ne secilin tas. Dhe ajo do te reagonte sikur do ti pelqente ose jo. Keshtu qe gjysmen e kohes, ajo reagoi sikur do te pelqente biskotat dhe nuk do te pelqente brokolin -- njelloj si bebet dhe cdo person tjeter normal. Por gjysmen e kohes, ajo cka do te bente ishte te merrte pak nga brokoli dhe te reagonte, "Mmmmmm, brokoli. Une e provova brokolin, Mmmmm." Dhe me pas ajo do te merrte pak nga biskotat, dhe do te reagonte, "Iiiii, e keqe, biskota. Une i provova biskotat, Iiiiii, e keqe." Pra, ajo do te reagonte sikur ajo qe donte ishte e kunderta e asaj qe donin bebet. Ne e realizuam kete me bebet 15 - 18 muajsh. Dhe me pas ajo do te zgjaste doren dhe do te thoshte, "A do te me japesh ca mua?"
Pra, pyetja eshte: Cfare do t'i jepte bebja asaj, ate qe ato pelqenin apo ate qe ajo pelqente? Dhe gjeja me e mrekullueshme ishte qe bebet 18 muajshe, qe akoma nuk ecnin dhe flisnin, do ti jepnin asaj biskotat nese ajo kishte qejf biskotat, dhe do ti jepnin asaj brokoli nese ajo kishte qejf brokolit. Nga ana tjeter, bebet 15 muajshe do t'a veshtronin per nje kohe te gjate ate nese ajo reagonte qe pelqente brokolit sikur nuk mund ta kuptonin. Por, pasi e kishin veshtruar per nje kohe te gjate, ato do ti jepnin asaj vetem biskotat, ajo qe ato mendonin qe cdokush do i pelqente. Keshtu qe jane dy gjera vertet te mrekullueshme rreth kesaj. E para eshte qe keto bebe 18 muajshe e kane zbuluar tashme kete fakt vertet te thelle rreth natyres njerezore, qe ne nuk duam gjithnje te njejtat gjera. Dhe per me teper, ato ndiheshin qe ato ne te vertete duhet te benin gjera per te ndihmuar qe njerezit e tjere te merrnin qe donin.
Edhe per me teper, fakti qe 15 muajshet nuk e bene kete sugjeron qe keto bebe 18 muajshe kane mesuar kete fakt te veshtire, te thelle te natyres njerezore per 3 muaj qe kur ato ishin 15 muajsh. Keshtu qe femijet dine me shume dhe mesojne me shume nga ajo cka ne kemi menduar. Dhe kjo eshte vetem nje e qindra - qindra studimeve gjate 20 viteve te fundit qe eshte treguar me fakt.
Pyetja qe mund te beni eshte: Pse femijet mesojne kaq shume? Dhe si eshte e mundur per ato te mesojne kaq shume ne nje kohe kaq te shkurter? Dua te them, pas te gjithave, nese i shihni bebet siperfaqesisht ato duken mjaft te padobishem. Dhe ne te vertete ne shume menyra, ato jane me se te padobishem sepse na duhet te japim shume kohe dhe energji vetem per ti mbajtur ato gjalle. Por nese kthehemi tek evolucioni per nje pergjigje te ketij misteri qe pse shpenzojme kaq shume kohe duke u kujdesur per bebe te padobishme, na rezulton qe ne te vertete ka nje pergjigje. Nese shohim neper shume, shume specie te ndryshme kafshesh. jo vetem tek ne primatet, por gjithashtu duke perfshire gjitaret e tjere, zogjte, madje edhe marsupialet si kanguret dhe urithet, rezulton qe ka nje lidhje midis kohezgjatjes se femijerise qe ka nje specie dhe sa shume mendjet e tyre krahasohen me trupat dhe sa te zgjuar dhe fleksibel ato jane.
Dhe nje lloj tabloje per kete ide jane zogjte ne qiell. Ne nje ane eshte nje sorre ne Kaledonine e Re. Dhe sorrat dhe korvidianet e tjere, korbat, dhe keshtu me rradhe, jane zogj teper te zgjuar. Ato jane ne disa aspekte aq te zgjuar sa shimpazete. Dhe ky eshte nje zog ne kopertinen e shkences qe ka mesuar sesi te perdore mjetin per te marre ushqimin. Nga ana tjeter, ne kemi miken tone, pulen shtepiake. Dhe pulat, dhe rosat, dhe patat dhe gjeli i detit jane ne thelb shume budallenj. Ata jane shume, shume te mire per te cukitur grurin, por nuk jane te zote te bejne asgje tjeter. E pra kjo rezulton qe bebet, bebet e sorrave te Caledonise se Re, jane zogj te vegjel. Ato varen nga mamate e tyre per t'u hedhur krimba ne gojezat e tyre te hapura per aq gjate sa dy vjet, qe eshte nje kohe shume e gjate ne jeten e nje zogu. Kurse pulat ne te vertete maturohen brenda disa muajsh. Keshtu qe femijeria eshte arsyeja pse sorrat perfundojne ne kopertinen e Shkences dhe pulat perfundojne ne tenxheren e supes.
Ka dicka per kete femijeri te gjate qe duket qe te jete e lidhur me njohuri dhe te mesuar. Epo, cfare lloj shpjegimi mund te kemi ne per kete? Disa kafshe, si pulat, duket sikur jane mire te pershtatura per te bere shume mire vetem nje gje. Keshtu qe ato duken sikur jane mire te pershtatura per te cukitur grure ne nje mjedis. Krijesat e tjera, si sorrat, nuk jane shume te mire per te bere asgje ne vecanti, por ato jane me te vertete te zote per te mesuar rreth ligjeve te mjediseve te ndryshme.
Dhe sigurisht, ne qeniet njerezore jemi ne fund te kurbes se shperndarjes si sorrat. Ne kemi trurin me te madh krahasuar me trupin tone me te madh nga cdo kafshe tjeter. Ne jemi me te zgjuar, ne jemi me fleksibel, ne mund te mesojme me shume, ne mbijetojme ne shume ambjente te ndryshme, ne migruam ne gjithe boten dhe madje shkuam ne hapesire. Dhe bebet dhe femijet tane jane te varur nga ne per nje kohe me te gjate sesa bebet e llojeve te tjera. Djali im eshte 23 vjec. (Te qeshura) Dhe te pakten derisa ata jane 23, jemi akoma duke i ushqyer ata me krimba ne gojezat e tyre te hapura.
Atehere, pse duhet ta shohim kete korrelacion? E pra, nje ide eshte qe kjo strategji, kjo strategji e te mesuarit, eshte me te vertete e fuqishme, strategji e madhe per te avancuar ne bote, por ka nje disavantazh te madh. Dhe ky disavantazh i madh eshte qe, derisa te besh te gjithe ate te mesuar, ti je i pazoti. Pra ju nuk doni te keni keto mastodonte t'ju akuzojne ju dhe te jeni duke i thene vetes, "Nje llastik ose ndoshta nje shtize mund te punoje. Cila do te ishte me mire?" Ti do ta dish te gjithe kete perpara se mastodontet te shfaqen. Dhe menyra sesi evolucioni duket te kete zgjidhur kete problem eshte me nje lloj ndarjeje te punes. Pra ideja eshte qe ne kete periudhe te heret kur jemi plotesisht te mbrojtur, nuk na duhet te bejme asgje. Gjithcka qe na duhet te bejme eshte te mesojme. Dhe me pas si te rritur, ne mund te marrim te gjitha keto gjera qe kemi mesuar kur kemi qene bebe dhe femije dhe ti vendosim ato ne pune per te bere gjera ne boten jashte.
Pra, nje menyre per te menduar rreth kesaj eshte qe bebet dhe femijet e vegjel jane si sektori i kerkimeve dhe zhvillimit te species njerezore. Pra, ata jane shkencetare te mbrojtur qe duhet vetem te dalin e te mesojne dhe te kene ide te mira, dhe ne jemi prodhimi dhe marketingu. Duhet t'i marrim te gjitha keto ide qe mesuam kur ishim femije edhe ti vendosim ne pune aktualisht. Nje menyre tjeter per te menduar rreth kesaj eshte qe ne vend qe t'i shohim bebet dhe femijet si te rritur te manget ne duhet te mendojme rreth tyre si individe ne nje faze te ndryshme te zhvillimit te te njejtit specie -- sic jane vemjet dhe fluturat -- pervec se ato jane vertete flutura te shkelqyera qe fluturojne rreth kopshtit dhe eksplorojne, dhe ne jemi vemjet qe perparojne gradualisht gjate shtegut te ngushte te te rriturve.
Nese kjo eshte e vertete, nese keto bebe jane dizenjuar per te mesuar -- dhe historia e evolucionit do te thote qe femijet jane atje per te mesuar, kjo eshte arsyeja qe ekzistojne -- ne mund te presim qe ato te zoterojne mekanizma shume te fuqishem te te mesuarit. Dhe ne te vertete, truri i bebeve duket te jete kompjuteri me i fuqishem i te mesuarit ne planet. Por kompjuterat e vertete jane duke u bere gjithnje e me te mire. Dhe kohet e fundit ka ndodhur nje revolucion ne te kuptuarit e makines se te mesuarit. Dhe cdo gje varet ne idete e ketij djali, Reverend Thomas Bayes, qe ishte nje statisticien dhe matematikan ne shekujt 18. Dhe ne thelb cfare Bayes beri ishte per te provuar nje rruge matematike duke perdorur teori te probabilitetit per te karakterizuar, pershkruar, menyrat qe shkenctaret zbulonin rreth botes. Pra, cfare shkenctaret bejne eshte qe ato kane nje hipoteze per te cilen mendojne se mund te jete e mundur per te filluar. Ato shkojne jashte dhe e testojne ate kunder provave. Evidencat i bejne ato te ndryshojne kete hipoteze. Me pas ato testojne ate hipoteze te re dhe keshtu me rradhe. Dhe cfare Bayes tregoi ishte menyra matematika se si mund te behej. Dhe kjo matematike eshte ne thelb te programeve me te mire te makines se te mesuarit qe ne kemi tani. Dhe rreth 10 vjet me pare, une sugjerova qe bebet mund te bejne te njejten gje.
Keshtu qe nese doni te dini cfare po ndodh poshte ketyre syve te bukur kafe, une mendoj qe ne fakt duket dicka si kjo. Ky eshte libri i shenimeve te Reverend Bayes. Pra, mendoj qe keto femije jane duke bere llogaritje te komplikuara me probabilitete kushtezuese qe jane duke rishikuar per te zbuluar sesi funksionon bota. Ne rregull, tani kjo mund te duket si nje menyre akoma me e persosur per ta demonstruar. Sepse ne fund te fundit, edhe nese pyet te rriturit rreth statistikave, ato duken shume te trashe. Si mund te jete e mundur qe femijet jane duke bere statistike?
Keshtu qe per te testuar kete ne perdorem nje makine qe kishim te quajtur Detektori Blicket.. Kjo eshte nje kuti qe ndricon dhe luan muzike kur vendos disa objekte mbi te dhe jo te tjerat. Dhe per te perdorur kete makine shume te thjeshte, laboratori im por edhe te tjerat kane bere me dhjetra studime per te treguar sesa te zote jane femijet per te mesuarit rreth botes. Me lejoni t'ju permend vetem njeren qe beme me studentin tim, Tumar Kushner. Nese une ju tregoj kete detektor, do te filloni te mendoni me faktin qe menyra per te bere detektorin te funksionoje do te jete te vendosesh nje bllok te detektorit. Por ne te vertete, ky detektor punon ne nje menyre pak te cuditshme. Pasi nese leviz nje bllok permbi detektorin, do te ndodhe dicka qe as nuk mund ta keni imagjinuar, pasi detektori vertete do te aktivizohet dy nga te tri heret. Ndersa, nese beni te njejten gje, duke vendosur bllokun mbi detektorin do te aktivizohet vetem dy nga gjashte heret. Pra, hipoteza e pamundur ne te vertete ka evidenca te forta. Duket sikur levizja eshte nje strategji me efektive sesa strategjia tjeter. Pra, ne beme tamam kete; i dhame nje kater vjecari kete model prove, dhe vetem i kerkuam per ta bere te funksionoje. Dhe pa dyshim, kater vjecari e perdori kete fakt per te levizur objektin permbi detektorin.
Tani jane dy gjera qe jane vertet interesante rreth kesaj. E para eshte, perseri, mos harroni qe keto jane kater vjecare. Ato sa po mesojne sesi te numerojne. Por ne menyre te pandergjegjshme ato jane duke bere keto llogaritje te komplikuara qe do tu jape atyre nje mase te probabilitetit te kushtezuar . Dhe gjeja tjeter interesante eshte qe e perdorin kete fakt per te krijuar nje ide, per te ndertuar nje hipoteze per boten, qe duket shume e pashprese per ta filluar. Dhe ne studimet qe kemi bere ne laboratorin tim, studime te ngjashme ne kemi zbuluar qe kater vjecaret jane vertete me te zote per te zbuluar nje hipoteze te pashprese sesa te rriturit kur ne i japim atyre saktesisht te njejten detyre. Keshtu qe ne keto rrethana, femijet perdorin statistikat per te zbuluar boten, por ne fund te fundit, shkenctaret gjithashtu bejne eksperimente, dhe ne donim te shihnim nese femijet jane duke bere eksperimente. Kur femijet bejne eksperimente ne e quajme ate "duke u marre me cdo gje" ose tjeter "duke luajtur".
Dhe kane qene nje sere studimesh interesante te bera se fundmi qe kane treguar qe kjo loje eshte me te vertete nje program eskperimental kerkimi. Ja ku eshte nje nga laboratori i Cristine Legare. Ajo qe beri Cristine, ishte te perdorte Detektorin tone Blicket. Dhe ajo qe beri ishte ti tregonte femijeve qe e verdha e bente ate te punonte dhe e kuqja jo, dhe me pas i tregoi atyre nje paradoks. Dhe ajo cka ju do te shihni eshte qe ky djale i vogel do shkoje permes pese hipotezave ne hapesiren e dy minutave.
(Video) Djali: Po rreth kesaj? Njesoj si ne anen tjeter.
Alison Gopnik: Ne rregull, pra hipoteza e tij e pare sapo eshte falsifikuar.
Djali: Kjo ndricoi, dhe tek kjo tjetra asgje.
AG: Mire, ai nxjerr bllokun e shenimeve te tij eksperimentale.
Djali: Cfare e ben kete drite te ndizet? (Qeshje) Une nuk e di.
AG: Cdo shkencetar do e njihte kete shprehje deshperimi.
Djali: Oh, kjo ndodh sepse kjo duhet te jete ne kete menyre, dhe kjo tjetra ne kete menyre.
AG: Ne rregull, hipoteza numer dy.
AG: Tani kjo eshte ideja tjeter e tij. Ai i tha eksperimentuesit per te bere kete, per te provuar per ti vendosur ato ne vendodhje te tjera. Akoma s'eshte duke funksionuar.
Djali: Oh, kjo ndodh sepse drita shkon vetem ketej, jo ketu. Oh, fundi i kesaj kutie ka elektricitet, dhe kjo tjetra nuk ka elektricitet.
AG. Ne rregull, kjo eshte hipoteza e katert.
Djali: U ndez. Pra, kur vendos kater. Pra, duhet te vendosesh kater mbi kete per ta bere te ndricoje dhe dy tek kjo tjetra.
AG: Mire, pra kjo ishte hipoteza e tij e peste.
Tashme ky -- eshte nje djale i vogel vecanerisht i adhurueshem dhe i qarte, por ajo cka Cristine zbuloi eshte qe ky fakt eshte mjaft tipik. Nese shihni rreth menyres sesi luajne femijet, kur i kerkonin atyre per t'ju shpjeguar dicka, ajo cka ne te vertete ato bejne eshte qe realizojne nje sere eksperimentesh. Kjo eshte pikerisht shume tipike per nje kater vjecar.
Por, si eshte te jesh kjo lloj qenieje? Si eshte te jesh njera prej ketyre fluturave te shkelqyera qe mund te testojne pese hipozeza ne dy minuta? E pra, nese kthehemi tek psikologet dhe filozofet, shume prej tyre kane thene qe bebet dhe femijet e vegjel ishin pak te vetedijshem nese ishin te vetedijshem ne cdo gje. Dhe une mendoj qe vetem e kunderta eshte e vertete. Une mendoj qe bebet dhe femijet jane ne te vertete me te vetedijshem sesa jemi ne si te rritur. Kjo eshte ajo qe ne dime sesi vetedija e nje te rrituri funksionon. Dhe vemendja e vetedija e nje te rrituri duket si nje perqendrim i vemendjes. Pra, ajo cka ndodh me te rriturit eshte qe ne vendosim qe dicka eshte perkatese ose e rendesishme, duhet ti kushtojme vemendje asaj. Vetedja jone rreth asaj gjeje qe po ndjekim behet plotesisht me drite dhe jete, dhe cdo gje tjeter bie ne erresire. Dhe ne dime dicka rreth menyres sesi truri jone e ben kete.
Pra, cfare ndodh kur ne kushtojme vemendje eshte qe korteksi jone paraballor, nje lloj pjese ekzekutive e trurit tone, na dergon nje sinjal qe ben nje pjese te vogel te trurit tone shume me fleksibel, me plastik, me te mire ne te mesuar, dhe mbyll aktivitetet ne te gjithe pjesen tjeter te trurit tone. Pra, ne kemi nje vemendje shume te fokusuar, nje lloj qellimi te drejtuar. Nese shohim bebet dhe femijet e vegjel, ne shohim dicka shume te ndryshme. Une mendoj qe bebet dhe femijet e vegjel duket se kane me shume nje fanar te ndergjegjes sesa nje fokusim te ndergjegjes. Pra, bebet dhe femijet e vegjel jane shume te pazote per tu fokusuar vetem ne nje gje. Por ato jane shume te zote per te marre nje sere informacionesh prej nje sere burimesh ne te njejten kohe. Dhe nese ju shihni ne trurin e tyre, ju shihni qe ato jane te permbytur me keto neurotransmetues qe jane shume te mire per te nxitur te mesuarin dhe plasticitetin, dhe pjeset frenuese nuk jane aktivizuar akoma. Keshtu qe kur ne themi qe bebet dhe femijet e vegjel jane te dobet ndaj te kushtuarit vemendje, ajo cka ne nenkuptojme eshte qe ato jane te dobet per te mos kushtuar vemendje. Pra ato jane te dobet per t'u shpetuar te gjithe gjerave interesante qe mund t'u thone atyre dicka dhe te koncentrohen vetem te gjerat qe jane te rendesishme. Ky eshte lloji i vemendjes, lloji i vetedijes qe ne mund te presim nga keto flutura qe jane te dizenjuara per te mesuar.
E pra, nese duam te mendojme rreth menyres se si te provojme shijen e asaj lloj vetedije feminore si te rritur, menyra me e mire eshte te mendoj rreth ceshtjeve kur ne jemi te vendosur ne nje situate te re qe nuk kemi qene perpara - kur ne dashurohemi me nje person te ri, ose kur ne jemi ne nje qytet te ri per here te pare. Dhe cfare ndodh me pas nuk eshte qe vetedija jone tkurret, ajo zhvillohet, keshtu qe ato tre dite ne Paris duken qe jane te mbushura me vetedije dhe eksperience sesa te gjitha muajt qe ishim duke ecur, folur, ndjekur mbledhjet e fakultetit si mumje dhe kthehu ne shtepi. Dhe, meqe ra fjala, ajo kafe, ajo kafe e mrekullueshme qe ke qene duke pire aty poshte, ne te vertete minimizon efektin te atyre neurotransmetuesve te bebes. Pra, si eshte te jesh bebe? Eshte si te jesh ne dashuri ne Paris per here te pare pasi ke marre tre dopio ekspreso. (Qeshje) Kjo eshte nje menyre fantastike per te qene, por do te thote te zgjohesh me te qara ne tre te mengjesit.
Eshte bukur te jesh nje i rritur. Une nuk dua te them shume sesa te mrekullueshme jane bebet . Eshte bukur te jesh nje i rritur. Ne mund te bejme gjera si te lidhim kepucet tona dhe te kalojme rrugen vete. Dhe ka kuptim qe ne bejme shume perpjekje per ti bere bebet te mendojne ashtu si te rriturit. Por nese duam qe te jemi si keto flutura, qe te kemi nje mendje te hapur, studim te hapur, imagjnate, kreativitet, inovacion, ndoshta te pakten per nje pjese te kohes do te na duhet t'i bejme te rriturit te fillojne te mendojne me shume si femijet.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
"Bebet dhe femijet e vegjel jane si sektori i Kerkimeve dhe Zhvillimit te species njerezore," thote psikologia Alison Gopnik. Kerkimet e saj zbulojne mbledhjen e sofistikuar te inteligjences dhe vendim - marrjet qe bebet bejne me te vertete kur luajne.
Alison Gopnik takes us into the fascinating minds of babies and children, and shows us how much we understand before we even realize we do. Full bio »
Translated into Albanian by Amantia Gjikondi
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
10:17 Posted: Feb 2011
Views 1,298,998 | Comments 264
16:51 Posted: Sep 2009
Views 1,222,298 | Comments 298
17:13 Posted: Sep 2010
Views 1,415,129 | Comments 466
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.