Për mua, këto krizat e karierës, ndodhin normalisht shpesh, në fakt në një mbrëmje të djele, atëherë kur dielli fillon të perëndojë, dhe hapësira mes shpresave për veten time, dhe realitetit të jetës sime, fillojnë të devijojnë kaq dhimbshëm sa që perfundoj duke u përlotur mbi jastëk. Po i përmend të gjitha këto, po i përmend të gjitha këto pasi mendoj që ky nuk është thjesht një problem personal. Ju mund të mendoni se gabohem për këtë. Por unë mendoj që ne jetojmë në një kohë ku jetët tona janë vazhdimisht të prekura nga krizat e karierës, nga momentet kur ato që ne mendonim se dinim, rreth jetës sonë, karierës sonë, ndeshen me një lloj realiteti kërcenues.
Ndoshta është më e thjeshtë tani, se më parë, të sigurosh një jetesë të mirë. Ndoshta është më e vështirë se kurdoherë, të qëndrosh i qetë, të jesh i lirë nga ankthet e karierës. Nëse mundem, dua të flas tani për disa nga arsyet pse ne ndihemi në ankth lidhur me karierën tonë. Pse ne jemi viktima të ketyre krizave, ndërkohë që përlotemi butësisht mbi jastëkët tonë. Një nga arsyet pse ne mund të vuajmë është se jemi të rrethuar nga snobist, arrogantë.
Tani, në një farë mënyre kam ca lajme të këqija, sidomos për ata që kanë ardhur në Oxford nga jashtë shtetit. Snobizmi është një problem i vërtetë. Sepse, shumëherë njerëzit që vijnë në Britaninë e Bashkuar mendojnë që ky snobizëm është një fenomen i vecantë për Britaninë i lidhur me shtëpitë tipike dhe fisnikërinë. Lajmi i keq eshte se kjo nuk eshte e vertete. Snobizmi është një fenomen global. Ne jemi një organizatë botërore. Ky është një fenomen botëror. Ekziston. Cfare është një snob? Një snob është dikush që merr një pjesë tënden dhe e përdor atë për të arritur në një vizion të kompletuar se kush jeni ju. Ky është snobizmi.
Dhe snobizmi më dominues që ekziston sot është snobizmi i punës. Ndeshesh në çdo minute në një mbrëmje, kur dikush të bën pyetjen simbolike më të famshme të shekullit të 21, "Cfarë pune bën?" Dhe në varësi se si i përgjigjesh kësaj pyetje, njerëzit ose janë shumë të lumtur kur të shikojnë, ose fillojnë të shohin orën e tyre dhe gjejnë justifikime për tu larguar. (Qeshje)
E kundërta e një snobisti është nëna juaj. (Qeshje) Jo domosdoshmërisht nëna juaj, ose e imja. Por, sikur të ishte, nëna ideale. Dikush që nuk i intereson se cfarë ke arritur. Por fatkeqësisht, shumë njerëz nuk janë si mamatë tona. Shumica e njerëzve bëjnë një lidhje të ngushtë midis sasisë së kohës, dhe dashurisë, jo dashurisë romantike, dhe ajo mund të jetë një, por dashurisë në përgjithësi, respektit që ata duan të na kushtojnë ne, që do të jetë e përcaktuar në mënyrë strikte nga pozicioni ynë në hierarkinë sociale.
Dhe kjo është pjesa me e madhe e arsyes përse interesohemi kaq shumë për karierën tonë. Dhe përse fillojmë të kujdesemi kaq shumë për të mirat materiale. Thuhet shpesh, që ne jetojmë në një kohë shumë materialiste, që ne jemi të tërë njerëz të babëzitur. Unë nuk mendoj që ne jemi materialistë në mënyrë të vecantë. Mendoj që ne jetojmë në një shoqëri e cila ka krijuar disa shpërblime emocionale nga përvetesimi i të mirave materiale. Nuk janë të mirat materiale ato që duam. Janë shpërblimet. Dhe kjo është një nga mënyrat për të vlerësuar të mirat lluksoze. Kur ju shikoni dikë që nget një Ferrarri mos mendoni që "Ky është dikush që është lakmiqar" Mendoni, "Ky është dikush që është shumë i dobët dhe ka nevoje për dashuri." Me fjalë të tjera -- (Qeshje) ndjeni keqardhje, jo përbuzje.
Ka dhe arsye të tjera -- (Qeshje) Ka arsye të tjera pse ndoshta është më e vështirë tani se më parë të ndihesh i qetë. Një nga këto, dhe është paradoksiale pasi është e lidhur me dicka të këndshme, është shpresa që ne kemi për karrierën tonë. Kurrë ndonjëherë, pritshmëritë nuk kanë qenë kaq të larta për atë që qëniet njerëzore mund të arrijnë në jetën e tyre. Ne na thuhet, nga shumë burime, që cdokush mund të arrijë gjithcka. Ne e kemi shkatërruar sistemin e shtresave njerëzore. Ne tani jemi në sistemin ku cdokush mund të ngrihet në cdo pozicion që dëshiron. Dhe kjo është një ide e bukur. Bashkë me këtë vjen dhe një ndjesi barazie. Ne jemi të gjithë të barabartë. Nuk ka percaktime strikte të hierarkive.
Ekziston një problem me të vërtetë të shumë madh lidhur me këtë. Ky problem quhet lakmi. Lakmia, është një tabu e vërtetë të përmendesh lakminë, por nëse ka nje emocion dominues në shoqerinë moderne, kjo është lakmia. Dhe është i lidhur me ndjesinë e barazisë. Më lejoni ta shpjegoj. Mendoj se do të ishte dicka e pazakontë për këdo që është këtu, ose që po na ndjek, të ketë zili Mbretëreshën e Anglisë. Edhe pse ajo është shumë më tepër e pasur nga ju. Dhe ka një shtëpi shumë të madhe. Arsyeja pse ne nuk e kemi zili atë është se ajo është shumë e çuditshme. Eshtë thjeshtë shumë e çuditshme. Ne nuk kemi asnjë lidhje me të. Ajo flet në mënyrë qesharake. Vjen nga një vend i çuditshëm. Kështu që nuk kuptohemi me të. Dhe ju nuk ndiheni ziliqar për një njeri që nuk kuptoheni apo ndjeni lidhje me të.
Sa më afër dy njerëz të jenë, në moshë, në eksperiencat e kaluara, në procesin e identifikimit, aq më shumë rrezik ka që lakmia të ekzistojë. Dhe kjo është arsyeja përse askush nga ju nuk duhet të shkojë në takimet me ish-shokët e shkollës. Pasi nuk ka pikë më të fortë reference sesa njerëzit që ke patur në shkollë. Por problemi, në përgjithësi, në shoqërinë moderne, është që e shndërron të tërë botën në një shkollë. Të gjithë veshin xhinse, të gjthë janë njësoj. Edhe në fakt, ata nuk janë. Ka një ndjesi barazie, e kombinuar me një pabarazi të thellë. E cila krijon - mund të krijojë një situatë shumë stresuese.
Ndoshta është e pazakontë në ditët e sotme që ju të bëheni të pasur dhe të famshëm si Bill Gates, sa ishte e pamundur ne shekullin e 17-të që ju do të ngriheshit në rangjet e aristokracisë Franceze. Por çështja është, që nuk ndihet në këtë mënyrë. Nga revistat dhe burime të tjera të medias, është bërë e tillë që të ndihet sikur ju të keni energjitë, disa ide brilante për teknologjinë, një garazh, ju mund të filloni diçka të madhe. (Qeshje) Dhe pasojat e këtij problemi ndihen akoma më shumë kur shkojmë në një librari. Kur shkon në një librari e madhe, dhe shikon tek seksioni i librave për vetë-ndihmë, ashtu siç e bëj unë zakonisht, nëse analizon librat për vetë-ndihmë që janë prodhuar në botë sot, janë dy llojesh. Lloji i parë të thotë, "Ju mund ta bëni! Ju mund ta arrini! Cdo gjë është e mundur!" Dhe lloji tjetër të tregon se si të përballesh me atë që ne në mënyrë të sjellshme e quajnë "vetë-vlerësim të ulët," ose në mënyrë të pasjellshme "se sa keq ndihesh për veten tënde."
Ekziston një korrelacion i vërtetë, një korrelacion i vërtetë midis shoqërisë që i thotë njerëzve që ata mund të bëjnë gjithçka, dhe ekzistencës së vetë-vlerësimit të ulët. Eshtë një tjetër mënyrë, ku diçka që është disi pozitive mund të ketë pasojë të pështirë. Ka një arsye tjetër pse ne mund të ndihemi në ankth, më shumë se asnjëherë, për karrierën tonë, për statusin tonë në botë. Dhe është sërisht, e lidhur me diçka të këndshme. Dhe kjo diçka e këndshme quhet meritokraci.
Cdokush, të gjithë politikanët të djathtë e të majtë, janë dakort që meritokracia është shumë e mirë, dhe ne duhet të mundohemi ti bëjmë shoqëritë tona akoma më shumë meritokratike. Me fjalë të tjera, cfarë është një shoqëri meritokratike? Një shoqëri meritokratike është një shoqëri ku nëse ke talent, energji dhe aftësi, ju do të arrini në majë. Asgjë nuk duhet t'ju pengojë. Eshtë një ide shumë e bukur. Problemi është që nëse ju me të vërtetë besoni në një shoqëri ku ata që e meritojnë të arrijnë në majë, arrijnë në shkallën më të lartë, ju gjithashtu, si pasojë, dhe në mënyrë të pështirë, besoni në një shoqëri ku ata që e meritojnë të jenë të fundit arrijnë fundin dhe qëndrojnë aty. Me fjalë të tjera, pozicioni që arrini në jetë duket sikur nuk ndodh rastësisht, por është i merituar dhe i dëshiruar. Dhe kjo e bën dështimin të duket akoma edhe më shkatërrues.
E dini që në, kohën e mesjetës, në Angli, kur takoje një njeri shumë të varfër, ai person përshkruhej si i "pafat". Me fjalë të tjera, dikush që nuk ka qënë i bekuar nga fati, një i pafat. Ditët e sotme, sidomos në Shtetet e Bashkuara, nëse takon dikë që është në nivelet e fundit të shoqërisë, ata, në mënyre jo shumë të këndshme, përshkruhen si "dështak". Ka një ndryshim të madh midis të pafatit dhe dështakut. Dhe kjo tregon 400 vjet të evolucionit të shoqërisë, dhe të besimit tonë se kush është përgjegjës për jetën tonë. Nuk janë më Zotat, por jemi ne. Jemi ne ata që drejtojmë,
Kjo është fantastke nëse po ju ecin gjërat ashtu sic duhet, dhe është shkatërruese në rastin e kundërt. Në rastet më të këqija, rezulton në analizat e sociologëve si Emil Durkheim, që thonë se con në rritjen e shifrave të vetëvrasjeve. Ka më shumë vetëvrasje në vendet individualiste të zhvilluara se sa në cdo anë tjetër të botës. Dhe një pjesë e arsyes për këtë është se njerëzit reagojnë ndaj asaj që u ndodh në mënyrë ekstreme shumë personale. Pronësinë e suksesit të tyre. Por dhe të dështimit të tyre.
A ka ndonjë clirim nga tërë këto presione që jam duke përmendur? Mendoj se ka. Dua të rikthehem te disa prej tyre. Le të marim meritokracinë. Ideja që cdokush e meriton të arrijë aty ku ata arrijnë. Mendoj se është një ide e cmendur, komplet e cmendur. Do të mbështesja cdo politikan të majtë apo të djathtë, me një gjysëm mendimi të saktë mbi idenë e meritokracisë. Unë kam meritokrat dhe ky është fakt. Por mendoj që është cmenduri të besosh që ne do të bëjme një shoqëri me te vërtetë meritrokratike. Eshtë një ëndërr e pamundur.
Ideja që ne do mund të bëjmë një shoqëri ku cdokush vlerësohet sipas një shkalle, të mirët në majë, dhe të këqinjtë në fund, dhe është e bërë ashtu sic duhet, është e pamundur. Thjesht ka shumë faktorë që influencojnë këtë. Aksidente, aksidente në lindje, aksidente të gjërave që bien mbi kokat e njerëzve, sëmundje, etj. Ne nuk mund ti klasifikojmë këto. Asnjëherë ashtu sic duhet.
Më tërheq një thënie nga Shën Agustini në "Qyteti i Zotit", ku ai thotë, "Eshtë një mëkat të gjykosh dikë nga pozicioni i tij." Ne gjuhën moderne kjo nënkupton, është në mëkat të vendosësh se kujt duhet ti flasësh në varësi të kartvizitës së tyre. Nuk është pozita që ka rëndësi. Dhe sipas Shën Agustinit, është vetëm Zoti që mund të vendosë cdokund aty ku duhet. Dhe Ai do ta bëjë atë në Ditën e Gjykimit. me engjëj dhe trumpeta, dhe të gjithë qiejt do të hapen. Ide e cmendur, nëse je person indiferent ndaj fesë, si puna ime. Por pavarësisht, ka dicka shumë me vlerë në këtë ide.
Me fjalë të tjera, mos u nxitoni kur vjen puna të gjykoni të tjerët. Ju jo gjithmonë e dini vlerën e vërtetë të dikujt. Ka një anë të panjohur të tyre. Dhe ne nuk duhet të sillemi sikur cdo gjë të jetë e njohur. Ka një burim tjetër ngushëllimi në tërë këtë. Kur ne mendojnë rreth dështimit në jetë, kur ne mendojmë dështimin, një nga arsyet pse ne kemi frike nga dështimi nuk është thjesht humbja e të ardhurave, humbja e statusit. Cfarë ne kemi frikë është gjykimi dhe tallja nga të tjerët. Dhe kjo ekziston.
E dini që një nga organet që vihen më shumë në lojë në ditët e sotme, është gazeta. Nëse e hap gazetën në cfarëdo dite të javës, është e mbushur plot me njerëz që kanë shkatërruar jetën e tyre. Mund të kenë fjetur me personin e gabuar. Mund të kenë pirë substanca të gabuara. Mund të kenë miratuar ligje të gabuara. Cfarëdo lloj qoftë. Ata janë perfekt për tu tallur. Me fjalë të tjera, ata kanë dështuar. Ata mund të përshkruhen si "dështakë". Po, a ka ndonjë alternativë për këtë? unë mendoj se tradita Perëndimore na jep një alternative të shkëlqyer. Dhe kjo është tragjedia.
Arti tragjik, ashtu sic u zhvillua në teatrat antik grek, në shekullin e 5-të para Krishtit, ishte në thelb një formë arti përkushtuar gjetjes së si dështojnë njerëzit. Dhe sipas tyre, dhe të një farë simpatie. Simpati të cilën jeta e zakonshme nuk ia jep gjithmonë. Më kujtohet disa vjet më parë, po mendoja për tërë këtë. Dhe shkova të vizitoja "The Sunday Sport", një gazetë thashethemesh që nuk iu'a rekomandoj ta lexoni, nëse nuk e dini akoma se cfarë është. Vajta të flisja me ta rreth tragjedive të mëdha të artit Perendimor. Dhe doja të shikoja se si do ti vlerësonin ata disa lloj historish nëse do paraqiteshin si lajme për ta në një të shtunë pasdrekë.
Kështu fola me ta rreth Otellos. Ata nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për të por u mrekulluan nga historia. (Qeshje) Dhe i kerkova të shkruajnë një titull kryesor për historinë e Otellos. Përfunduan me "Emigranti i cmendur nga dashuria vret vajzën e senatorit" si titull për faqen kryesore. I dhashë një përmbledhje peër Madame Bovary. Një libër që ata, sërisht, ishin të mrekulluar të zbulonin. Dhe ata shkruan "Një e përdalë gëlltit arsenik pas një vjedhje kredie" (Qeshje) Dhe më pas e preferuara ime. Jane me të vërtetë gjeni, keta djem. E preferuara im është Sofokliu "Mbreti Edip". Ata përfunduan me "Seksi me mamanë ishte verbues" (Qeshe) (Duartrokitje)
Në një farë mënyrë, në një ane të spektrumit të mbështetjes, ke gazeta thashethemesh. Në anën tjetër të spektrit ke tragjedinë dhe artin tragjik. Dhe mendoj se po diskutoj që ne duhet të mësojmë pak rreth asaj që ndodh në artin tragjik. Do të ishte cmenduri nëse do ta quanim Hamletin një dështak. Ai nuk është një dështak, edhe pse ka humbur. Mendoj se është një mesazh i tragjedisë për ne, që pse është kaq i rëndësishëm.
Një tjetër karakteristikë e shoqërive moderne, dhe pse shkakton këtë ankth, është që ne nuk kemi asgjë në qendër të saj që nuk është humane. Ne jemi shoqëria e parë që jeton në këtë botë ku ne nuk adhurojmë askënd përvec vetes sonë. Ne e shikojmë veten shumë lart. Dhe ashtu duhet. Ne kemi dërguar njerez deri në hënë. Kemi bërë gjithë ato gjëra të jashtëzakonshme. Dhe prandaj kemi tendence të adhurojmë veten tonë.
Heronjtë tanë janë heronj njerëzorë. Kjo është një situatë e re. Shumica e shoqërive kanë patur në qendër të tyre adhurimin e dickaje të mbinatyrshme. Një Zot, një shpirt, një force natyrore, universi. Cfarëdo që të jetë, ishte dicka tjetër që adhurohej. Ne e kemi humbur pakëz zakonin e të bërit këtë. Që mendoj se ne jemi të ndikuar nga natyra. Jo për hir të shëndetit tonë, edhe pse prezantohet në këtë formë. Por sepse është një arratisje nga natyra njerëzore. Eshtë një arratisje nga forma jonë komplete dhe e dramave tona. Ja pse ne kenaqemi duke parë akullnajat dhe oqeanet, dhe duke vrojtuar Tokën nga perimetri i saj i jashtëm, etj. Na pëlqen të ndihemi në kontakt me dicka që nuk është njerëzore. Dhe është në brendësi shumë e rëndësishme për ne.
Ajo që po flas është suksesi dhe dështimi. Dhe dicka interesante mbi suksesin është se ne mendojmë që ne e dimë kuptimin e tij. Nëse do t'ju thoja që është dikush pas skene i cili është shumë i sukseshëm, menjëhere disa ide do t'ju vijnë në mendje. Ju do të mendoni që ai person do të ketë shumë para, ka pasur arritje në disa fusha. Teoria ime e suksesit, dhe unë jam dikush që jam shumë i interesuar për suksesin. Me të vërtetë dua të jem i sukseshëm. Gjithmonë mendoj. "Si mund të bëhem akoma më i suksesshëm?" Sa më shumë kalon koha, aq më shumë nuanca vë re në kuptimet e mundshme të fjalës "sukses".
T'ju jap mendim tim që unë kam rreth suksesit. Nuk mund të jesh i sukseshëm në gjithcka. Dëgjojmë shumë për balancën punë-jetë. Pa kuptim. S'mund ti kesh të gjitha. S'mundesh. Kështu cdo perceptim i suksesit duhet të pranojë cfarë po humbet ndërkohë, ku ndodhet elementi humbje. Unë mendoj që cdo jetë inteligjente do të pranojë sic i quaj unë, që do ketë një element ku ne nuk jemi të sukseshëm.
Dhe cështja rreth jetës së sukseshme, është që shumicën e kohës, idetë tona se cfarë do të thotë të jetosh në mënyrë të sukseshme, nuk janë idetë tona. I kemi thithur nga njerëz të tjerë. Zakonisht, nëse je mashkull, babai yt. Dhe nëse je femër, nëna jote. Psikoanalistët e kanë dhënë këtë mesazh prej 80 vjetësh. Askush nuk i dëgjon me vëmendje. Por unë besoj që kjo është e vërtetë.
Ne marrim e kopjojmë edhe mesazhe të tjera nga gjithcka, televizioni, reklamat, nga marketingu etj. Këto janë forca me fuqi të madhe që përcaktojnë cfarë ne duam, dhe si e shikojmë veten. Kur na thuhet që të punosh në bankë është një profesion shumë i respektuar shumë prej nesh duan të punojnë në banka. Kur puna në bankë nuk është më e respektuar, ne humbasim interesin. Ne jemi tepër të hapur ndaj sugjerimeve.
Atë që dua të them, nuk është që ju duhet të hiqni dorë nga idetë tuaja për suksesin. Por që ne duhet të sigurohemi që këto janë tonat. Ne duhet të fokusohemi në idetë tona. Të sigurohemi që ne jemi pronarët e tyre, që ne jemi autorët e vërtetë të ambicieve tona. Eshtë keq kur nuk merr atë që do. Por është dhe më keq kur të kesh ide për atë që do, dhe të kuptosh në fund që nuk është, në fakt, ajo që ke dashur gjatë tërë kohës.
Do ta mbyll këtu. Ajo që dua të theksojë në cdo mënyrë është sukses. Por, le ti pranojmë cuditshmërinë e disa prej ideve tona. Le të zhbirojmë disa nga opinionet tona mbi suksesin. Le të sigurohemi që idetë e suksesit janë me të vërtetë tonat. Shume faleminderit. (Duartrokritje)
Chris Anderson: Kjo ishte magjepëse. Si ta pajtosh idenë që dikush të jetë -- të qënit keq të mendosh për dikë si dështak. me idenë që shumë njerëz kanë: të marrësh kontroll mbi jetën tende. Dhe një shoqëri që inkurajon këtë ndoshta duhet të ketë disa fitues dhe humbës.
Alain De Botton: Po. Mendoj që është thjesht rastësia e procesit të fitimit dhe humbjes që dua të theksoj. Pasi theksi në ditët e sotme është kaq shumë mbi drejtësinë për gjithcka Dhe politikanët gjithmonë flasin për drejtësi. Unë jam besimtar i fortë në drejtësi. Thjesht mendoj që është e mundur. Kështu ne duhet të bëjmë gjithcka që mundemi, ne duhet të bëjmë gjithcka për ta arritur atë. Por në fund të ditës duhet të kujtojmë që kushdo që përballet me ne, cfarëdo t'u ketë ndodhur në jetën e tyre do ketë një element të fortë shansi. Dhe ky është elementi që duhet të marrim parasysh. Sepse ndryshe mund të ndihemi shumë ngushtë.
Chris Anderson: Mendoni se mund të kombinosh këtë filozofi të punës të kendshme dhe më të butë me një ekonomi të sukseshme? Apo mendon që nuk është e mundur? Por nuk ka shumë rëndësi që po e theksojmë kaq shumë këtë pikë?
Alain De Botton: Tmerri është që ti frikësosh njerëzit është mënyra më e mirë për ti bërë të punojnë. Dhe në një farë mënyrë sa më i pamëshirshëm është ambjenti aq më shumë njerëzit duan të përballen me këto sfida. Mendoni këtë, kë do të donit si babanë tuaj ideal? Dhe babai juaj ideal është dikush që është i rreptë por i butë. Dhe është vështirë ti ndash. Ne kemi nevojë për baballarë, bie fjala, figurat atërore ekzemplare në shoqëri që shmangin dy ekstremitetet. Që është autoritar, disiplinues nga një anë. Dhe nga ana tjetër, jo strikt, pa rregulla.
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation.
Alain De Botton analizon idetë tona të suksesit dhe dështimit -- dhe ngre pyetje mbi supozimet që nënvizojnë këto dy konkluzione. A është suksesi gjithmonë i fituar? Po dështimi? Ai shpjegon në mënyrë elokuente dhe argëtuese se si të kalosh përtej snobizmit për të gjetur kënaqesi të vërtetë në punë.
Through his witty and literate books -- and his new School of Life -- Alain de Botton helps others find fulfillment in the everyday. Full bio »
Translated into Albanian by Erjona Murzaku
Reviewed by Elona Toska
Comments? Please email the translators above.
19:28 Posted: Feb 2009
Views 5,228,874 | Comments 1166
03:30 Posted: Dec 2006
Views 4,231,072 | Comments 368
21:16 Posted: Sep 2006
Views 5,111,922 | Comments 717
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.