Disa muaj më parë, një 40 vjeçare erdhi në dhomën e emergjencës në një spital pranë vendit ku unë jetoj, dhe ishte e hutuar. Presionin e gjakut e kishte shumë të lartë 230 mbi 170. Brenda pak minutash, ajo pati kolaps kardiak. Ajo u ringjall, u stabilizua, dhe e dërguan shpejt në dhomën për skanim pranë dhomës së emergjencës, sepse frikësoheshin nga mpiksje të gjakut në mushkëri. Dhe skanimi nuk zbuloi ndonjë mpiksje të gjakut në mushkëri, por tregoi masa të gjirit dyanëshe, të dukshme, tumore të gjirit, që ishin përhapur në gjithë trupin. Dhe tragjedia e vërtetë ishte se, po të shikonit të dhënat e saj, ajo ishte vizituar në katër apo pesë institucione shëndetësore në vitet përpara. Katër ose pesë mundësi për të parë masat gjirit, për të prekur masat e gjirit, për të ndërhyrë në një fazë më të hershme sesa në të cilën ne e pamë.
Zonja dhe zotërinjë, kjo nuk është diçka e pazakontë. Për fat të keq, kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Unë bëj shaka, por bëj vetëm gjysëm shaka, se në qoftë se vini në një nga spitalet tona dhe ju mungon një gjymtyrë, askush nuk do t’ju besojë deri sa se të bëni skanimin CAT, MRI ose konsultim ortopedik. Unë nuk jam kundër teknologjisë. Jap mësim tek Stanford. Unë jam mjek dhe praktikoj me teknologjinë më të përsosur. Por dua që 17 minutat e ardhshme t’ju tregoj se kur ekzaminimin fizik e bëjmë shumë të shkurtër, kur mbështetemi vetëm në teste pa folur apo ekzaminuar pacientin, jo vetëm që nuk vëmë re diagnozat e thjeshta që mund të diagnostifikohen në fazat e hershme kur akoma është i mundshëm trajtimi, por ne po humbim edhe më shumë se aq. Ne jemi duke humbur një ritual. Ne jemi duke humbur një ritual që unë besoj se është transformues, i jashtëzakonshëm, dhe është në zemër të marrëdhënies pacient-mjek. Kjo mund të jetë kontraverse për ta thënë në TED, por do doja t’ju prezantoj me inovacionin më të rëndësishëm, në mjekësi për 10 vitet e ardhshme, dhe kjo është fuqia e dorës së njeriut -- për të prekur, për të ngushëlluar, për të diagnostifikuar dhe trajtuar.
Dua t’ju prezantoj së pari këtë person, imazhin e të cilit mund ta njihni ose të mos e njihni. Ky është Sir Arthur Conan Doyle. Pasi që jemi në Edinburg, unë jam një tifoz i madh i Conan Doyle. Ju mund të mos e dini se Conan Doyle kishte kryer shkollën mjekësore këtu në Edinburg, dhe personazhi i tij, Sherlock Holmes, ishte frymëzuar nga Sir Joseph Bell. Joseph Bell ishte një mësues i jashtëzakonshëm. Dhe Conan Doyle, gjersa shkruante për Bell, përshkroi kështu bisedën mes Bell dhe studentëve të tij.
Imagjinoni Bell të ulur në departamentin e pacientëve të jashtëm, studentët të gjithë rreth tij, pacientët tek paraqiten në dhomën e emergjencës, regjistrohen dhe sillen aty. Dhe vjen një grua me një fëmijë, dhe Conan Doyle përshkruan bisedën. Gruaja thotë, "Mirëmëngjesi". Bell thotë: "Si kaluat rrugës gjatë udhëtimit me traget nga Burntisland?" Ajo thotë, "Ishte mirë." Dhe ai thotë: "Çfarë bëre me fëmijën tjetër?" Ajo thotë, "E lashë me motrën time në Leith." Dhe ai thotë, "Dhe a kalove nga rruga më e shkurtër poshtë Inverleith Row për të arritur në infermieri?" Ajo thotë se, "Po, andej kalova." Dhe ai thotë: "A vazhdon të punosh në fabrikën e linoleumit?" Dhe ajo thotë, "Po ende aty."
Dhe pastaj Bell u shpjegon studentëve. Ai thotë, "Shikoni, kur ajo tha: "Mirëmëngjes”, unë dallova theksin e saj nga Fife. Dhe trageti më i afërt për Fife është nga Burntisland. Dhe kështu ajo duhet të ketë marrë tragetin për të ardhur. Mund të vëreni se palltoja që bartë është shumë e vogël për fëmijën i cili është me të, dhe për këtë arsye, ajo e filloi udhëtimin e me dy fëmijët, por njërin e kishte lënë te dikush gjatë rrugës. Mund të vëreni baltën tek thembrat e këmbëve të saj. Baltë të tillë të kuqe nuk mund të gjesh brenda njëqind miljeve të Edinburgut, përveç në kopshtet botanike. Dhe kështu, ajo mori rrugën e shkurtër poshtë Inverleith Row për të arritur këtu. Dhe së fundi, ajo ka dermatit në gishtat e dorës së djathtë, një pezmatim i lëkurës që është unik për punëtorë të fabrikës së linoleumit në Burntisland. " Dhe, në momentin kur Bell e zhvesh pacientin, fillon ta ekzaminojë atë, vetëm mund ta imagjinoni se sa më shumë do jetë në gjendje të shohë. Dhe si mësues i mjekësisë, vetë si student, kjo histori më frymëzonte.
Por ju ndoshta nuk mund ta kuptoni se aftësia jonë për t’i kushtuar vëmendje trupit në këtë mënyrë të thjeshtë, duke përdorur shqisat tona, është mjaft e vonshme. Fotografia që po u tregoj është e Leopold Auenbrugger, i cili në fund të 1700-ave, zbuloi trokitjen. Leopold Auenbrugger ishte i biri i një pronari pijetoreje. Dhe babai i tij shkonte poshtë në bodrum dhe trokiste në vozën e verës për të përcaktuar se sa verë kishte mbetur dhe a kishte nevojë të porosiste më shumë. Dhe kështu kur Auenbrugger u bë mjek, ai filloi të bëjë të njëjtën gjë. Ai filloi të trokiste lehtë në krahërorin e pacientëve të tij, në abdomenin e tyre. Dhe në essence gjithçka që dimë për këtë trokitje, të cilën mund ta imagjoni si ultrazërin e sotëm -- zmadhimi i organeve, lëngu rreth zemrës, lëngu në mushkëri, ndryshimet abdominal -- të gjitha këto ai i ka përshkruar në dorëshkrimin e tij të jashtëzakonshëm "Inventum NOVUM”, "Inovacioni i ri", i cili do të ishte harruar po të mos ishte për mjekun Corvisart, një mjek i famshëm francez -- i famshëm vetëm pse ishte mjeku i këtij zotërisë -- Corvisart e risolli dhe e ribëri të famshme veprën e tij.
Kjo vazhdoi pastaj me Laennec i cili pas një apo dy vitesh zbuloi stetoskopin. Laennec, thuhet, ishte duke ecur në rrugët e Parisit dhe pa dy fëmijë tek luanin me një shkop. Njëri po e gërryente në fund, kurse tjetri po dëgjonte në anën tjetër. Dhe Laennec mendoi se kjo do të ishte një mënyrë e jashtëzakonshme për të dëgjuar në gjoks ose në abdomen duke përdorur atë që ai e quajti "cilindër." Më vonë e quajti stetoskop. Dhe kjo është si stetoskopi dhe dëgjim i organeve ka lindur. Kështu, brenda disa viteve, në fund të 1800-ave, fillim të të viteve 1900, papritur, beriberi kirurgu më nuk kryente detyrën e mjekut për të bërë diagnostifikime.
Nëse ju kujtohet, para asaj kohe, për çfarëdo sëmundje shkoje tek kirurgu berber për t'u kuruar, gjakosur, pastruar. Dhe, oh po, nëse doje ai të prente flokët – më shkurtë anash, kurse më gjatë prapa – dhe ta hiqte dhëmbin pasi ishe aty. Ai nuk bënte asnjë përpjekje për të bërë diagnozë. Në fakt, disa nga ju edhe mund ta dini shenjën e berberit, vijat e kuqe dhe të bardha, e cila paraqet fashot e gjakosura të berberit, ndërsa dy mbajtësit në të dyja anët paraqesin vendin ku është mbledhur gjaku. Por zbulimi i dëgjimit të organeve dhe trokitjes sollën ndryshime të mëdha, një moment kur mjekët filluan të shikonin brenda trupit.
Dhe pikërisht kjo pikturë, unë mendoj, përfaqëson majën, kulmin e asaj peridhe. Kjo është një pikturë shumë e famshme: "Doktori" nga Luke Fildes. Luke Fildes ishte autorizuar ta pikturonte këtë nga Tate, i cili më pas krijoi Galerinë Tate. Dhe Tate kërkoi nga Fildes të pikturonte pikturën me rëndësi shoqërore. Dhe është interesante se Fildes kishte zgjedhur këtë temë. Djali i madh i Fildes, Filipi, vdiq në moshën nëntë vjeçare në natën e Krishtlindjeve pas një sëmundjeje të shkurtër. Dhe Fildes aq shumë u mahnit nga mjeku i cili qëndori pranë për dy, tre netë, sa që vendosi të provonte ta pikturonte mjekun – si një shpërblim për të. Dhe kjo është piktura "Doktori," një pikturë shumë e famshme. Është vendosur në kalendarë, në pulla postare në shtete të ndryshme. Shpesh kam menduar se çfarë do të kishte bërë Fildes po të ishte kërkuar nga ai të pikturonte këtë pikturë në epokën moderne, në vitin 2011? A do ta kishte zëvendësuar pacientin me një ekran kompjuteri?
Kam bërë sherr në Silicon Valley kur thashë se pacienti në shtrat është bërë gati një ikonë për pacientin e vërtetë që është në kompjuter. Në fakt, unë kam një term të veçantë për atë subjekt në kompjuter. E quaj atë iPacient. iPacient po merr përkujdesje të jashtëzakonshme në gjithë Amerikën. Pacienti i vërtetë shpesh pyet veten, ku janë të gjithë? Kur do të vjnë për të më shpjeguar çfarë kam? Kush është përgjegjës? Ka një shkëputje të vërtetë ndërmjet perceptimit të pacientit dhe perceptimeve tona si mjekë të kujdesit më të mirë shëndetësor.
Dua t’ju tregoj një fotografi që tregon se si ishin raundet kur unë isha në trajnim. Fokusi ishte rreth pacientit. Ne shkonim nga nga shtrati në shtrat. Mjeku kryesor ishte në krye. Shumë shpesh këto ditë, raundet duken shumë si ky, ku diskutimi është duke u zhvilluar në një dhomë shumë larg nga pacienti. I gjithë diskutimi bazohet në imazhet dhe të dhënat në kompjuter. Dhe pjesa e vetme kritike që mungon është pacienti.
Tani, unë kam qenë i ndikuar në këtë mendim nga dy anekdota që dua të ndaj me ju. Njëra kishte të bënte me një mikeshën time e cila kishte kancer të gjirit, i kishin zbuluar një kancer të vogël të gjirit – dhe e kishte hequr me intervenim kirurgjik në qytetin ku jetoja. Kjo ishte gjatë kohës kur isha në Teksas. Ajo pastaj kaloi shumë kohë duke hulumtuar për të gjetur qendrën më të mirë të kancerit në botë për të vazhduar kurimin e saj. Dhe ajo e gjeti vendin dhe vendosi të shkojë atje, shkoi atje. U befasova shumë kur disa muaj më vonë ajo u kthye në qytetin tonë, duke vazhduar kurimin me onkologjistin e saj privat.
E takova dhe e pyeta, "Pse u ktheve të vazhdoje kurimin këtu?" Dhe ajo ngurroi të më tregonte. Ajo tha: "Qendra e kancerit ishte e mrekullueshme. Kishte një objekt shumë të mirë, dhomën hyrëse gjigante, parkim më shërbyes, një piano që luante vetë, një portier që të përcjellte ku duhej të shkoje. Por," tha ajo, "ata nuk ma prekën gjoksin." Tani ju dhe unë mund të themi se ata ndoshta nuk kanë pasur nevojë ta preknin. Ata i kishin bërë të gjitha skanimet e duhura. Ata e kuptonin kancerin e saj të gjirit në nivel molekular; ata nuk kishin nevojë të preknin gjoksin e saj.
Por për të kjo kishtë rëndësi të madhe. Ishte e mjaftueshme për ta shtyrë të vendoste të vazhdonte kurimin me onkologjistin e saj privat, i cili sa here ajo shkonte, kontrollonte të dy gjinjtë, anash gjinjëve, dhe gjithë pjesën e lartë trupore, e ekzaminonte thellësisht. Dhe për gruan, kjo ishte vëmendja për të cilën ajo kishte nevojë. Unë u ndikova shumë nga kjo anekdotë.
Po ashtu jam ndikuar nga një përvojë tjetër, përsëri kur unë isha në Teksas, para të zhvendosesha në Stanford. Kisha reputacion se më interesonin pacientët me lodhje kronike. Ky është reputacioni që as armikut më të madh nuk do t’ja dëshiroje. E them këtë sepse këta janë pacientë të vështirë. Ata shpesh janë refuzuar nga familjet e tyre, kanë pasur përvoja të këqija me kujdesin mjekësor dhe ata të vijnë te ti të gatshëm për të të futur në listën e tyre të njerëzve që i kanë dëshpëruar. Dhe kam mësuar shumë herët me pacientin tim të parë se unë nuk mund të ndaja drejtësi më këtë pacient shumë të komplikuar me të gjitha të dhënat që po sillnin dhe vizitën me pacientin tjetër për 45 minuta. Nuk ishte e mundur ndryshe. Edhe po të provoja, vetëm do t’i dëshpëroja.
Dhe kështu fillova më një metodë të re duke e ftuar pacientin të më tregonte gjithë historine e vizitës së tij të parë dhe përpiqesha të mos i ndërprisja. Ne e dimë se mjeku amerikan mesatar e ndërpret pacientin e tij brenda 14 sekondave. Dhe nëse ndonjëherë shkoj në parajsë, do të jetë sepse rrija i qetë për 45 minuta dhe nuk ndërprisja pacientit tim. Pastaj u caktoja analizat për dy javë, dhe kështu kur pacienti vinte, unë i kontrolloja thellësisht, sepse nuk kisha asgjë tjetër për të bërë. Më pëlqen të mendoj se e bëj një kontroll të thellë fizik, por pasi tani vizita ishte vetëm për kontroll fizik, unë mund ta bëja një kontrollë jashtëzakonisht të thellë.
Dhe më kujtohet pacienti im i parë i cili vazhdonte të më tregonte historite e tij edhe gjatë kontrollit fizik. Pastaj unë filloja me ritualin tim. Gjithmonë filloja me pulsin, pastaj kontrolloja duart, thonjtë, nyjet në bërryl, dhe kështu isha në ritualin tim. Dhe kur filloja ritualin, ky pacient llafazan fillonte të qetësohej. Dhe më kujtohet që kisha një ndjenjë të çuditshme se unë dhe pacienti ishim kthyer në një ritual primitiv ku unë kisha një rol dhe pacienti kishte një rol. Dhe kur mbarova, pacienti më tha disi i çuditur, "Anjëherë askush nuk më ka kontrolluar kështu.” Tani, po të ishte kjo e vërtetë, është një gjykim i rëndë i sistemin tonë shëndetësor, për shkak se ata ishin vizituar edhe në vende tjera.
Pastaj vazhdova t’i thoja pacientit, pasi ishte veshur, gjërat standarde që ai do t’i kishte dëgjuar në institucionet e tjera, siç janë, "Nuk është vetëm në kokën tënde. Kjo është e vërtetë. Është lajm i mirë, nuk është kancer, nuk është tuberkuloz, nuk është coccidioidomycosis apo infeksione tjera fungale. Lajmi i keq është që ne nuk e dimë saktësisht se çfarë është duke shkaktuar këtë, por kjo është ajo që duhet të bësh, kjo është ajo që ne duhet të bëjmë." Dhe pastaj i tregoja për të gjitha mundësitë e trajtimit që pacienti i kishte dëgjuar edhe në vendet tjera.
Dhe unë gjithmonë kam menduar se në qoftë se pacienti im dorëzohej nga kërkimi i tij për doktorin magjik, trajtimin magjik dhe fillonte me mua në një rrugë drejt shërimit, ishte sepse kisha fituar të drejtën t’u thoja këto gjëra me anë të ekzaminimit të thellë që u bëja. Diçka e rëndësishme kishte dalur nga kjo. U tregova kolegëve të mi në Stanford në antropologji dhe ua thashë të njëjtën histori. Ata menjëherë më thanë: "Je duke përshkruar një ritual klasik." Dhe ata më ndihmuan të kuptoj se ritualet janë gjithçka rreth transformimit.
Ne martohemi, për shembull, me madhështi dhe ceremoni e shpenzime për të shënjuar largimin nga beqaria, vetmia dhe mjerimi në një lumturi të përjetshme. Nuk jam i sigurt pse po qeshni. Ai ishte edhe qëllimi primar, apo jo? Ne shënjojmë tranzicionin e pushtetit me rituale. Ne shënjojmë kalimin e jetës me rituale. Ritualet janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ata janë gjithëçka rreth transformimit. Dhe do t’ju thoja se rituali i një individi që vjen tek tjetri dhe duke u thënë atyre gjëra që nuk do t’i tregonin as priftit të tyre, as rabinit, dhe pastaj, në krye të kësaj, do t’i lejonin t’i preknin -- do t’ju thosha se ky ritual është tej mase i rëndësishëm. Dhe nëse e bën ritualin më të shkurtër duke mos e zhveshur pacientin, duke dëgjuar me stetoskop mbi këmishën e gjumit, duke mos bërë një kontrollim të thellë, atëherë ke anashkaluar mundësinë për të krijuar marrëdhënien pacient-mjek.
Unë jam shkrimtar dhe dua ta përmbyll duke lexuar një paragraph të shkurtër që kam shkruar që ka shumë të bëjë me këtë skenë. Unë jam një mjek i sëmundjeve infektive, dhe në ditët e para të HIV-it, para se të kishim medikamentet tona, kam mbikqyryr shume skena si kjo. Më kujtohet, sa herë që shkoja në shtratin e vdekjes së pacientit, në spital apo në shtëpi, më kujtohet ndjenja e dështimit -- ndjenja e asaj që nuk e dija se çfarë duhej të thosha, se çfarë mund të thosha, nuk dija se çfarë duhej të bëja. Dhe nga ajo ndjenjë dështimi, më kujtohet, gjithmonë e ekzaminoja pacientin. Ulja qepallat. E shikoja gjuhën. Trokisja gjoksin. Dëgjoja zemrën. Prekja barkun. Mbaj mend aq shumë pacientë, emrat e tyre ende të freskët në gjuhën time, fytyrat e tyre ende më kujtohen qartë. Mbaj mend aq shumë sy të mëdhenjë, të groposur, e të përhumbur tek më shikonin gjersa kryeja ritualin tim. Dhe pastaj ditën tjetër, vija, dhe bëja përsëri të njejtën gjë.
Doja t’ju lexoja një paragraph përmbyllës për një pacient. për një pacient. "Më kujtohet një pacient i cili në atë kohë nuk ishte më shumë se një skelet mbështjellur në një lëkurë të ngushtuar, i paaftë të fliste, gojën e fortësuar nga një infeksion që ishte rezistent ndaj barnave të zakonshme. Kur ai më pa në kohën kur ishin orët e fundit të jetës së tij, duart e tij lëviznin ngadalë. Dhe gjersa po mendoja se çfarë po bënte, gishtërinjtë tij të hollë u ngritën lart deri tek këmisha e tij e gjumit, dhe po provonte të kapte pullat e këmishës. E kuptova se donte t’ia shikoja gjoksin. Ishte një ofertë, një ftesë. Unë nuk e refuzova.
E kam trokitur. E kam prekur. E kam dëgjuar gjoksin. Mendoj se ai me siguri duhet ta ketë ditur deri atëherë se ajo ishte aq me rëndësi për mua sa ishte edhe për të. Asnjëri prej nesh nuk mund ta kalonte pa kryer këtë ritual, që nuk kishte asgjë të bënte me pengesa frymëmarrjeje në mushkëri, apo rrahjet e shpejta të zemrës. Jo, ky ritual kishte të bënte me të vetmin mesazh të cilin mjekët kanë nevojë ta ndajnë me pacientët e tyre. Edhe pse, Zoti e di, në kohën tone, në arrogancë tonë, ne kemi devijuar. Si duket kemi harruar – se me shpërthimin e diturisë, i tërë gjenomi njerëzor i rënë në këmbët tona, ne jemi bërë të përgjumur dhe të pavëmendshëm, duke harruar se rituali është tejet i rëndësishëm për mjekun, i nevojshëm për pacientin -- duke harruar se rituali ka kuptim dhe një mesazh i cili duhet përcjellur te pacienti.
Dhe mesazhi, të cilin atëherë nuk e kuptoja plotësisht, edhe pse e aplikoja atë, dhe që tani e kuptoj më mirë është kjo: Unë gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë do të jem këtu. Do ta kalojmë këtë së bashku. Kurrë nuk do t'ju braktisë. Do të jem me ju deri në fund."
You can share this video by copying this HTML to your clipboard and pasting into your blog or web page. This video will play with subtitles.
You either have JavaScript turned off or have an old version of the Adobe Flash Player. To view this rating widget you
need to get the latest Flash player.
If your browser allows only "trusted sites" to execute Javascript, you should add the "googleapis.com" domain to your whitelist to allow our Flash detection to work properly.
Got an idea, question, or debate inspired by this talk? Start a TED Conversation, or join one of these:
Mjekësia moderne është në rrezik të humbjes së një mjeti të vjetër të fuqishëm: prekjen njerëzore. Mjeku dhe shkrimtari Abraham Verghese përshkruan botën tonë të re të çuditshme ku pacientët janë vetëm pika të informatave, dhe bën thirrje t’i kthehemi ekzaminimit fizik tradicional një-në-një.
In our era of the patient-as-data-point, Abraham Verghese believes in the old-fashioned physical exam, the bedside chat, the power of informed observation. Full bio »
Translated into Albanian by Dita Bytyci
Reviewed by Helena Bedalli
Comments? Please email the translators above.
09:25 Posted: Jan 2010
Views 374,186 | Comments 92
16:41 Posted: Mar 2010
Views 225,208 | Comments 77
08:43 Posted: Feb 2011
Views 237,558 | Comments 70
Just follow the guidelines outlined under our Creative Commons license.
This comment will be attributed to . Not ? Sign Out.